E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në Tiranë, plagosen tre persona

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident të trefishtë gjatë mbrëmjes së djeshme, pranë shkollës “Vasil Shanto”, në Tiranë. Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00 kur për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën. Të tre plagosurit kanë qenë pasagjerë në automjetet e përfshira në përplasje. Personat e plagosur janë shoqëruar drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet.

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 03 prill 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›