Vizat, Harxhi në Romë. Fratini në 12 prill vizitë në Shqipëri
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, në kuadër të një vizite zyrtare në Romë, u prit dje në Farnezinë nga Nënsekretari i Punëve të Jashtme Alfredo Mantica. Gjatë takimit u bisedua për nivelin e arrëdhënieve mes dy vendeve, çështje të bashkëpunimit dypalësh, në prag të vizitës së Ministrit të Jashtëm italian Franco Frattini në Tiranë, më 12 prill 2010, procesin e liberalizimit të regjimit të vizave dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, bashkëpunimin rajonal, si edhe për çështje të tjera.
Pikë kyçe e bisedës ishte çështja e liberalizimit të regjimit të vizave për Shqipërinë. “Kjo është një çështje me një rëndësi tepër të veçantë për qytetarët shqiptarë” – u shpreh zonja Harxhi, duke theksuar se Shqipëria i ka përmbushur, standardet teknike për finalizimin e këtij procesi.
Ajo mori konfirmimin e Nënsekretarit të Jashtëm italian se Italia vazhdon të jetë mbështetësi kryesor i Shqipërisë në këtë process, si dhe rikonfirmoi qëndrimin e Italisë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Nënsekretari i Jashtëm italian Alfredo Mantica do të vizitojë Tiranën, gjatë një turi në rajonin e Ballkanit, në datën 27 prill 2010.
< I mëparshmi