E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjesimi i fletëve të votimit, Gjata: Të zbatohet ligji

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te zbatoje ligjin dhe te djeg fletet e votineve pavaresisht debatit politik. Keshtu u shpreh ne “Ora 20:00” ish- kryetari i KQZ, çlirim Gjata. “Ligji e ka që menjëherë sapo Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpall rezultatin përfundimtar bëhet ky veprim. Pra më një gusht është shpallur rezultati përfundimtar, më 2 gusht mund ta kishte kryer kete veprim institucioni. Kemi ligjin, kemi dhe debatin politik. Kë do zbatojmë? A do themi nuk zbatojmë ligjin sepse ka debat politik? Deri kur do shkojmë kështu" shtron pyetjen Gjata.

Ndersa pa afrojne zgjedhjet e ardhshme vendore, zoti Gjata thote se ka nevoje per ndryshime ne kodin zgjedhor persa i perket kompetencave te drejtuesve vendore, por adminstrimit te asaj pjese te procesit qe lidhet me numerimin e votave.

“Shikoni tek kompetenca e drejtuesve vendorë për të bërë listat. Ka drejtues, kryetarë komunash apo bashkish që do rikandidojnë, por ai bën listat e zonës ku do të rikandidojë vetë. Ai cakton qëndrat e votimit, adresat, ndan votuesit nëpër qendra. Ka shumë në dorë. Këtë veprim nuk e kontrollon, s’ke në kod. Askush nuk e kontrollon. Nuk mund të shkosh në gjykatë. Qytetari, vetëm nëse nuk e ka emrin në listë ankohet administrativisht ose shkon në gjykatë. Ne i rikthehemi tani cështjes së administrimit. Uën propozoj një nënpunës shtetëror, i kontrolluar nga komisionerët partiakë. Ky ka përgjegjësinë kryesore. Ky përgjigjet dhe ke ku e drejton gishtin e përgjegjësisë” tha Ristani.

Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 03 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›