Sheshi, Mediu pezullon punimet, gjobit Bashkine
TIRANE-Ministria e Mjedisit urdhëroi sot pezullimin e punimeve të nisura nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”.
Në një urdhër të firmosur nga Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, urdhërohet pezullimi i menjëhershëm i punimeve në sheshin “Skënderbej” për shkak të mungesës së lejes mjedisore.
“Kjo veprimtari në bazë të ligjit për mbrojtejnv e mjedisit duhet të pajiset me një leje mjedisi, por aktualisht është pa leje mjedisi”, tha zëdhënësi për shtyp në Ministrinë e Mjedisit.
Në shkresën e Ministrisë së Mjedisit, thuhet gjithashtu se Bashkia e Tiranës është gjobitur në vlerën e 20 milionë lekëve të vjetra për këtë kundravajtje. Inspektoret e ketij dikasteri do te nisin sot inspektimin ne shesh.
Po sot ka qënë dhe Ferdinan Xhaferraj, Ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve reagoi për punimet që po kryen Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”. “Theksoj se ndërhyrjen në shesh janë pa bazë ligjore dhe kundër cdo procedure. Kur ka qënë Rama Ministër I këtij dikasteri ka vendosur një VKM që e shpall sheshin pjesë e Monumenteve të Kulturës, ndaj punimet po bëhen në një Monument Kulture që në vend të prishet duhet të mbrohet”, tha Xhaferraj në një konferencë për shtyp.
Punimet, Bashkia shemb 4 banesa
Por, pak para këtyre deklaratave, Bashkia e Tiranës filloi shembjen e ndërtesave në afërsi të qendrës së kryeqytetit me qëllim për ti hapur rrugë gjurmës së unazës, në kohën kur punimet në sheshin “Skënderbej” po vazhdojnë dhe pritet të shkaktojnë bllokimin e qarkullimit.
Katër banesa të vjetra tiranase, u shembën sot në mëngjes nga inspektoriati i Bashkisë së Tiranës në pjesën e pasme të godinës së 15-katëshit në kryeqytet.
Disa nga banorët i kanë kundërshtuar këto veprime duke thënë se nuk janë lajmëruar dhe nuk janë shpronsuar për objektet dhe tokën në pronësi të tyre.
Bashkia pohon se objektet e shembura ndodheshin në rrezen e unazës së qendrës e cila do të hapet me qëllim frymëmarrrjen e trafikut ndërkohë që kalimi në sheshin “Skëndërbej” do të jetë i bllokuar.
Sherri
Sheshi "Skënderbej" është kthyer në mollë e re të sherrit mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Rikonstruksioni i këtij sheshi është marrë përsipër nga një kredi e marrë nga Kuvajti dhe vlera shkon në 4.3 milionë euro. Punimet në sheshin "Skënderbej" do të kryhen sipas projektit të hartuar nga studio belge "51N4E", fituese e Konkursit Ndërkombëtar që u zhvillua vitin e kaluar, ku gjithë qendra e Tiranës pritet të pësojë një ndryshim tërësor.
Disa javë me pare, Kryeministri i kërkoi Ministrisë së Punëve Publike që të vendosë kontakte me qeverinë vendore të Tiranës për të marrë vendimin për shtrimin e sheshit. "Qeveria e Kuvajtit ka dhënë 10 milion dollarë për ndërtimin e sheshit. Ka të paktën dy vjet që paratë janë disponibël. Nuk mund të pranojmë që sheshi "Skënderbej" të jetë turp dhe të fajësohet qeveria se nuk ka dhënë fonde”, tha Kreu i Qeverisë.
Pas kësaj porosie, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nisi matjet për asfaltimin e Sheshit Skenderbej dhe në bazë të tyre, të hartohet projekti për rikonstruksionin e Sheshi. Por menjëherë sapo Qeveria shpalli se do të ndërtojë sheshin ndërhyri Bashkia duke rrethuar sheshin dhe duke marrë përsipër ndërtimin sipas një plani belg. Por, ministri Olldashi është shptrehur se plani belg nuk mund të pranohet pasi në funksion në KRRTRSH ndodhet ende plani francez I miratuar mbi 5 vjet më parë.
(d.b/BalkanWeb)