E Diel, 1 Nëntor 2026

Obeziteti, 13% e të prekurve janë fëmijë

Semundja e obezitetit ne vendin tone po behet vertet shqetesuese. Studime te kryera nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik tregojne se rreth 13% e popullesise jane femije obeze, nderkohe qe Tirana numeron shifra edhe me te larta. Gati 40% e qytetareve qe jetojne ne kryeqytet vuajne nga obeziteti.

“Janë studime që janë bërë nga Instituti I Shëndetit public për obezitetin tek fëmijët ku është parë që përqindja e obezitetit në moshat fëminore, pra deri në 9- vjeçare shkon diku tek 13%. Ne kemi të dhëna të pjesshme nga disa studime që janë bërë në rrethin e Tiranës ku kemi parë që nga obeziteti dhe nga mbipesha vuajnë gati 40% e popullatës që jeton në Tiranë. Janë shifra të cilat janë më të larta se sat ë vendeve përqark nesh po të marrim parasysh Greqinë, Italinë, Spanjën” thotë Florion Toti, mjek endokrinolog.

Faktoret thone mjeket jane te ndryshem, qe nga menyra e te ushqyerit e deri tek jeta sedentare qe kane filluar te bejne shqiptaret. Mjeket rekomandojne sa me shume levizje ne dite pa makina. “Ushqimi që merret sot është më i indyrshëm. Po përdoren gjithmonë e më tepër gjërat e ëmbla të cilat ndikojnë shumë në rritjen e peshës. Po përdoret më tepër alkooli. 10 mijë hapa në ditë janë afërsisht 3-5 klm në ditë. Pra minimumi kaq duhet ecur ditë për ditë” thotë Toti.

Ndryshe nga vendet e tjera ne bote, Shqipëria grupmoshat qe jane te prekura nga obeziteti i ka rreth 40-60 vjec, nderkohe qe te rinjtë jane nje grup ne risk.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e shtunë , 03 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›