E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident komunikacioni, dy të lënduar

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 12:29

Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të martën në lagjen “Koda e Trimave” në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur kur një kamion nën rrethana ende të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një veturë, kanë thënë për Kosovapress zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në ora 9.30, në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, me ç’rast dy persona janë lënduar.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, ndërkohë që dy të lënduarit janë dërguar në emergjencë dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë. (kp)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›