Prishtinë-Beograd pako marrëveshjesh në qershor
PRISHTINË – Negociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, paralajmëroi se Prishtina dhe Beogradi do të nënshkruajnë shumë shpejt një pako marrëveshjesh në fushat që përfshijnë çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë dhe energjisë.
Tahiri u shpreh optimiste se do të arrihen marrëveshje edhe për telekomunikacionin, regjistrat civilë e kadastralë, si dhe diplomat shkollore e universitare. Edhe pala serbe u shpreh optimiste se marrëveshjet e para do të arrihen nga mesi i qershorit.
Mediat kosovare bëjnë me dije se Dialogu Prishtinë - Beograd, sipas palëve në bisedime, mund të prodhojë një pako marrëveshjesh diku nga mesi i muajit qershor.
Negociatorja e Kosovës në këto bisedime dhe njëkohësisht zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi për agjencinë Radio Europa e Lirë se ka një përparim të dukshëm në dialogun e filluar, duke përmendur më pas edhe një varg çështjesh për të cilat pritet të arrihen marrëveshje.
“Pritet që para pushimeve verore të kemi një pako marrëveshjesh, që përfshijnë çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, përkatësisht njohjen e vulave të Doganave të Kosovës nga Serbia. Pastaj, do të ketë marrëveshje për çështjet e energjisë, e besoj edhe për ato të telekomunikacionit, si dhe për çështjet e regjistrave civilë, kadastralë dhe për njohjen e diplomave shkollore dhe universitare”, tha Tahiri.
Edhe pala serbe pret që marrëveshjet e para eventuale Prishtinë - Beograd të arrihen gjatë muajit qershor.Sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka theksuar për mediat kosovare se nëse nuk ka një marrëveshje gjatë qershorit, atëherë teknikisht është e pamundur të ketë një marrëveshje gjatë verës, për shkak të pushimeve verore.
Ndonëse i paralajmërojnë marrëveshjet gjatë qershorit, të dyja palët insistojnë që përmes këtyre marrëveshjeve nuk do të shkelin Kushtetutat e vendeve të tyre.
(e.m/rel/BalkanWeb)