Misteri per te zhdukurit nderpritet operacioni i kerkimit

Durres 20 tetor 2011 NOA/ Update /Albana Qehajaj ndash Mbetet mister fati i marinareve te cilet jane zhdukur ne ujrat nderkombetare mengjesin e sotem. Burimet zyrtare prane Rojes Bregdetare konfirmojne se per momentin nuk ka asnje shenje jete nga 8 marinaret turq te cilet udhetonin me anijen tregtare qe u perplas me tragetin Ankara i linjes Durres - Bari nderkohe qe prej oresh po qarkullojne informacioni kontradiktore se sa eshte numri i sakte i personave te zhdukur apo ne rastin me te keq te vdekur.
Operacioni i kerkim ndash shpetimit eshte nderprere pak minuta me pare. Korrespondenti i agjencise NOA ne Durres njofton se anijet dhe helikopteret jane larguar nga vendi i ngjarjes pasi nuk kane gjetur asnje shenje te marinareve.
Olldashi raporton ne Kuvend per ngjarjen
Ministri i puneve publike dhe transportit Sokol Olldashi ka folur gjate seances plenare ne Kuvend per ngjarjen ne ujrat ndermbetare ku nje traget dhe nje anije tregtare jane perplasur.
Olldashi beri te ditur se nje anije pasagjeresh eshte nisur mbremjen e djeshme nga Porti i Durresit drejt Italise me pasagjere ne bord. Dhe rreth ores 1.00 te dites se sotme trageti me pasagjere nisur nga Durresi eshte perplasur me nje anije tregtare duke shkaktuar mbytjen e kesaj te fundit.
Ai informoi se trageti i linjes Durres - Bari eshte perplasur me anijen tregtare turke Reina1 e cila kishte nje ekuipazh prej 10 personash eshte mbytur menjehere pas perplasjes. Sipas informacioneve me te fundit 2 marinare te anijes turke kane arritur te shpetonin.
Dy marinaret e mbijetuar Ahmet Seicid 51 vjec dhe Ahmed Bau 38 vjec si dhe kufoma e nje marinari tjeter tashme jane ne port ndersa mesohet se jane identifikuar nga Guardi di Finanzia edhe dy kufoma te tjera por si pasoje e dallgeve te medha ata nuk jane nxjerre ende nga deti.
Olldashi garantoi se pala shqiptare duke qene se aksidenti ka ndodhur ne ujera nderkombetare do te jape ndihmen e duhur per te zbardhur ne kete ngjarje. Sipas tij te dy mjetet lundruese po ecnin ne vijen e tyre te drejte dhe ende nuk dihet pse u shkaktua perplasja. Ai tha se paraprakisht mund te jete nje gabim njerezor por gjithsesi kjo do te qartesohet pas zbardhjes se ngjarjes.
a.q/NOA
Ne foto Trageti i linjes Durres - Bari qe raportohet se ka perplasur anijen turke