E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojne avokatet shtyhet per neser pretenca per te pandehurit

Tirane 20 tetor 2011 NOA ndash Shtyhet per te dyten here radhazi leximi i pretences se akuzes per 29 te pandehurit e superprocesit Gerdeci.
Shkak per shtyrjen eshte bere rishtas mungesa e pjeses me te madhe te avokateve mbrojtes.
Kater prokuroret e ceshtjes Petrit Bisha Altin Dumani Genci Qano dhe Ajeta Zaimi pasi nuk kane mundur dot as kete te enjte te konkludojne pretencen per te pandehurit deklaruan se mungesa eshte e qellimshme dhe flet per nje taktike qe po perdor mbrojtja per ta shtyre pafundesisht deri ne mbyllje per shkak te tejzgjatjes superprocesin mbi tragjedine e ndodhur ne Gerdec mese tre vite me pare.
Seanca e leximit dhe dhenies se konkluzioneve te akuzes mbi te pandehurit eshte shtyre nga Trupi Gjykues i Gjykates se Tiranes per diten e premte pra ne 21 tetor.
Edhe diten e marte seanca e Gerdecit u shty per kete te enjte per mungese te avokateve mbrojtes te disa prej te pandehurve kryesore te superprocesit.
Mes 29 te pandehurve me kryesoret jane Ylli Pinari Mihal Delijorgji Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli.
Nderkohe sipas ligjit pas leximit te plote te pretences te 29 te pandehurit kane te drejten e fjales.
Deri me tani jane lexuar pjesa me e madhe e pretences voluminoze prej 500 faqesh.
Shperthimi ne fabriken e cmontimit te armeve ne Gerdec u kushtoi jeten 26 personave dhe plagosi 300 te tjere por si per ironi te fatit kater shkaktaret kryesore te tragjedise jane jashte qelive te burgut per tejkalim te afateve te paraburgimit.
Supergjyqi Gerdeci per me shume se dy vite nga nisja e procesit ka shenuar rreth 150 seanca gjyqesore.
mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›