Aksident masiv ne Vlore- Llogara
Ndërsa në të gjithë vendin kanë nisur rreshjet e dendura të dëborës, ngricat kanë bllokuar nyje kryesore për qarkullimin në rrugët e vendit.
Gjatë pasdites së sotme, jo pak probleme janë shfaqur në qafën e Llogarasë, ku për shkak të temperaturave të ulëta, e ngricave të shumta, është bllokuar qarkullimin për në jug të vendit e anasjelltas, ndersa mësohet se rreth 30 makina kanë pasur probleme duke qëndruar të bllokuar për rreth 3 orë. Sipas korespodentit tonë në Vlorë për “Ora News” konfirmon se për shkak të fortunës së madhe, dëbora ka bllokuar krejt vendin duke krijuar kaos, ndërsa temperatura shënon dy gradë nën zero.
Ende nuk dihet nese policia rrugore me fadromat borëpastruese kane mberritur.