Gjykata e Korces 65 vjet burg per babain tutor dhe pedofilet
Organi i akuzes ka denuar dje autoret qe shfrytezuan seksualisht dy te mitura
Babai tutor dhe kater pedofilet qe abuzuan me dy vajza te mitura do te vuajne se bashku 65 vjet burg. Gjykata e Korces denoi dje me 15 vjet burg shtetasin Pellumb Mullai i akuzuar per shfrytezimin si prostituta te dy vajzave te tij te mitura. Po kete mase denimi gjykata ka dhene edhe per manjaket Andrea Nameti 69 vjec dhe Skender Korollari te cilet u denuan me nga 15 vjet secili pasi kane shkuar me vajzat e mitura kundrejt pageses. Per klientet e moshuar Nevruz Kollani 82 vjec dhe Ndoci Koci 86 vjec gjykata vendosi nga 10 vjet burg per secilin. Gjykata nuk ka ndryshuar asgje nga kerkesa e denimeve ne pretencen e prokurorise pak dite me pare.
Operacionet
Personat e lartpermendur jane arrestuar rreth nente muaj me pare si rezultat i nje operacioni te koduar Junior organizuar nga policia e Korces. Ate kohe ky skandal pushtoi te gjitha faqet dhe ekranet e medieve sepse ne qender te tij ishin dy viktima ne moshen 8-10-vjecare qe ishin shfrytezuar pikerisht nga babai i tyre. Ne operacionin e policise te koduar Junior qe nisi pas informacioneve dhe hetimeve paraprake u ndalua shtetasit Pellumb Mullaj 52 vjec nga qyteti i Korces Andrea Nameti 62 vjec banues ne fshatin Mborje Korce i denuar me pare per vepren penale Marredhenie seksuale me te mitur Skender Korollari 35 vjec banues ne fshatin Mborje Korce dhe Nevruz Kollani. Sipas policise shtetasi Pellumb Mullai akuzohet se gjate viteve 2004 2005 dhe 2006 ka shfrytezuar per qellime prostitucioni 2 vajza te mitura te moshes rreth 8 dhe 10 vjece me inicialet I. P. dhe M. P. Babai monster vazhdimisht ka mohuar akuzat duke thene se keto ishin vetem trillime dhe nuk ekzistonte nje skandal i tille. Megjithate gjykata ka marre parasysh te gjithe provat e prokurorise midis tyre dhe vete rrefimet e vajzave dhe vendosi denimet e lartpermendura.
Pretenca
Prokuroria e Korces pak dite me pare dha pretencen per babin tutor i cili ka detyruar te kryejne marredhenie seksuale me te rritur dy vajzat e tij minorene perkatesisht 8 dhe 10 vjece per vite me radhe. Ne seancen e 22 dhjetorit prokurori i ceshtjes ka kerkuar 15 vjet burg per babain e vajzave Pellumb Mullai dhe per dy klientet Andrea Nametin dhe Skender Kollanin ndersa kerkoi 10 vjet burg per dy klientet e tjere Nevruz Kollanin dhe Nderim Kocin. Prokuroria e akuzon 51-vjecarin Pellumb Mullai per shfrytezim prostitucioni te dy te miturave ndersa kater personat e tjere per marredhenie seksuale me te mitura kundrejt pageses. Denoncimi per babain tutor ka ardhur nga vete vajzat te cilat ne vitin 2011 permes nje organizate kane kerkuar ndihme. Gjate ketij denoncimi vajzat tashme 17 dhe 15-vjecare kane identifikuar edhe personat me te cilet kane kryer marredhenie seksuale te detyruara nga vete babai i tyre te cilet jane edhe personat e arrestuar.