Shen Pali dhe nje teze e rrezuar
Replike/ Perpara disa ditesh ne gazeten standard u botua shkrimi me titull Krishterimi ne Iliri i autorit Andrea Llukani. Ne te autori qe eshte njekohesisht nje nga historianet me aktive ne fushen e historise se Krishterimit ne Shqiperi me menyre profesionale dhe etike replikon me artikullin tim botuar ne te njejten gazete me titull Ketej kaloi fjala e shenjte. Duke respektuar zotin Andrea Llukani dhe kontributet e tij mendoj se duke u bazuar tek nje numer faktesh dhe argumentesh te shpreh ne formen e nje replike shkencore disa teza te ndryshme nga ato qe ai i parashtron ne artikullin e tij. Le ti rendisim me radhe problemet ne menyre krahasimore
Perpara disa ditesh ne gazeten Standard u botua shkrimi me titull Krishterimi ne Iliri i autorit Andrea Llukani. Ne te autori qe eshte njekohesisht nje nga historianet me aktive ne fushen e historise se Krishterimit ne Shqiperi me menyre profesionale dhe etike replikon me artikullin tim botuar ne te njejten gazete me titull Ketej kaloi fjala e shenjte.
Duke respektuar zotin Andrea Llukani dhe kontributet e tij mendoj se duke u bazuar tek nje numer faktesh dhe argumentesh te shpreh ne formen e nje replike shkencore disa teza te ndryshme nga ato qe ai i parashtron ne artikullin e tij. Le ti rendisim me radhe problemet ne menyre krahasimore.
Keshtu fillimisht z. Llukani argumenton se Shen Pali pas nje kryengritje qe ndodhi ne qytetin e Efesit i cili ndodhej ne pjesen perendimore te gadishullit te Azise se vogel dhe qe atehere bente pjese ne Greqine Jonike u detyrua te largohet dhe te kaloje ne Maqedoni. Deri ketu cdo gje eshte e vertete sepse kete fakt Pali e deshmon vete ne Bibel Veprat e Apostujve 20. 3..
Gjithashtu jam dakord edhe me aludimin qe autori i mesiperm shkruan me poshte si Koha e gjate e qendrimit ne Maqedoni na shtyn te mendojme se Pavli ka predikuar krishterimin ne brendesi te Ilirise. Por nderkohe nuk me duket bindes hamendesimi i zotit Andrea Llukani kur thekson midis te tjerave Koha e gjate e qendrimit ne Maqedoni dy vjet na shtyn te mendojme se Pavli ka predikuar Krishterimin ne brendesi te Ilirisehellip Maqedonia ne ate kohe ishte nje province romake ne juglindje te Ilirise prandaj mund te hamendesojme se duke ndjekur udhen Egnatia apostulli i kombeve ka shkuar deri ne Durres.
Perse nuk pajtohem me idene e mesiperme - lind me te drejte pyetja. Po sepse apostulli Pal nuk e permend asgjekund ne Bibel kete udhetim. N.q.s. Pali do te ishte nisur per ne Dyrrah Durres ai vertet do te pershkruante rrugen Egnatia ne itinerarin Selanik-Pela-Edesa-Heraklea-Lihnidos Oher-Klodiana Peqin-Durres atehere ai do te permendte te pakten disa nga keto qytete si Pelen ish kryeqytetin e Aleksandrit te madh te Maqedonise apo Heraklean Lihnidin dhe aq me teper Durresin ate qe qysh nje shekull me pare Ciceroni do ta quante si Qytet te Admirueshem apo poeti romak Katuli do ta quante Taverna e Adriatikut. Pra nuk ka sesi Pali te kete kaluar pergjate rruges Egnatia dhe te jete ndalur ne Durres. N.q.s. ai do te kishte vizituar kete qytet patjeter qe prej tij do te kishte kaluar edhe ne Apoloni e cila ndodhej vetem 70 km ne jug. Por Pali nuk e permend asgjekund Dyrrahun dhe Apolonine e Ilirise apo te Jonit ne letrat e tij. Perkundrazi permend Apolonine e Maqedonise ne te cilen ai kaloi per te shkuar ne Selanik. Kete e deshmon ne Bibel tek veprat e Apostujve 17. 1 kur thote Dhe pasi kishim kaluar neper Amfiopol dhe neper Apoloni arritem ne Selanik.
Ndersa ju ne artikullin tuaj perseri dilni me idene se Pali ka vizituar Apolonine e Jonit apo te Ilirise dhe per kete permendni pese autore. Ketu dua tju komplimentoj se replika juaj me tezen time eshte shume profesionale etike dhe parimore. E shoqeruar me argumente dhe tone te qeta ajo te krijon idene se replika te tilla duhen te zhvillohen keshtu brenda kultures profesionale. Ju aty e permendni te plote idene time se Shen Pali nuk ka qene ne Apoloni. Dhe perballe tyre vendosni tre autore te tjere te cilet ne punimet e tyre mbeshtesin tezen se Shen Pali ka vizituar gjate misioneve te tij Apolonine e Ilirise. Por i nderuar zoti Llukani keta autore ashtu si dhe ju gabojne ne kete rast. Mendoj se duke u nisur nga qellime te mira ata i kane meshuar me shume idese per ti atribuuar historise sone faktin se Shen Pali ka predikuar ne Apoloni. Nuk e ve ne dyshim se kete qellim fisnik keni pasur edhe ju por shkenca mbetet shkence dhe ajo i referohet vetem fakteve dhe burimeve si dhe interpretimit te drejte te tyre. Keshtu qe duhet te pranoni se kjo teze ka kohe qe eshte rrezuar tashme. Shen Pali e thote vete ne Bibel kete ndryshe do te theksonte te kunderten.
Gjithashtu ju ne artikullin tuaj theksoni se pergjate detit Mesdhe gjate periudhes se Kolonizimit te Madh greket themeluan 30 koloni me emrin e Apolonit te quajtura Apoloni nga te cilat Apolonia jone ishte me e madhja. Ky pohim i marre nga Stefan Bizantini nje autor antik eshte me se i vertete. Por nese Apolonia e Ilirise ishte nje qytet i tille dhe Shen Pali do ta vizitonte atehere ai nuk do ta linte pa permendur ate duke theksuar edhe itinerarin qe kishte pershkruar n.q.s. do te vinte aty pergjate rruges Egnatia ashtu sic veproi kur udhetoi nepermjet saj duke ndjekur itinerarin Amfiopol-Apoloni-Selanik. Duhet theksuar se rruga Egnatia niste nga Dyrrahu dhe Apolonia dhe vazhdonte ne itinerarin Klodiana-Skampa-Lyhnid-Heraklea-Edesa-Pela-Selanik-Apoloni- Amfiopol-Filipi-Neapolis-Kipsela-Perintus-Melantia-Bizant. Pra po ti hedhim nje sy trasese se saj me te drejte mund te theksojme se Pali udhetoi neper Egnatia ne sektorin lindor te saj Amfiopol-Apoloni-Selanik. Pikerisht kete e beri pasi u largua nga Efesi ku kishte shperthyer kryengritja kunder tij e drejtuar nga argjendari Dhimiter Bibla Veprat e Apostujve. 20. 3.. Pasi u largua nga ky qytet ai shkoi ne itinerarin Sarde-Troade. Pasi kaloi detin Egje me anije mberriti ne ne Samotrake per te vazhduar pergjate qyteteve Neapolis-Filipi-Amfiopol-Apoloni-Selanik-Athine-Korint-Nikopol. Kete itinerar Pali e pershkoi gjate udhetimit te tij te trete te misioneve te tij ne perhapje te Krishterimit. Duhet theksuar se kete rruge Pali e pershkoi edhe disa vite me pare gjate udhetimit te tij te dyte. Detyre e historianeve pra e jona zoti Llukani eshte qe te zbulojme se ne cilin nga keto dy udhetime Pali qendroi tre muajt e dimrit ne Nikopol. Ketu une jam dakord me aludimin tuaj se ai mund te kete derguar misionare ne qytetet kryesore te Ilirise perfshire Durresin dhe Apolonine. Kjo mund te jete me se e vertete por eshte e cuditshme se ne Bibel nuk permenden asnje prej tyre por vetem Dalmacia Bibla. Letra derguar Timoteut. 4. 10. ku Pali dergoi Titin. Mendoj se ketu ka dicka qe nuk shkon me logjiken e zhvillimit te ngjarjeve. Si ka mundesi qe Pali e dergon Titin ne Dalmaci e cila ndodhet ne Ilirine e veriut dhe nuk e dergon ne Ilirine e jugut ku ndodheshin edhe Dyrrahu dhe Apolonia te cilat per nga rendesia ne ate kohe ja kalonin qyteteve dalmate.
Pikerisht ketu mund te bejme nje aludim. Ndoshta Krishterimi ishte perhapur ne kete rajon dhe Palit tashme i interesonte vetem veriu i Ilirise prandaj dergoi atje nje misionar te suksesshem dhe potent sic ishte Titi.
Megjithate ketu duhet te zbulojme se crruge ndoqi Titi per te shkuar nga Nikopoli per ne Dalmaci. A udhetoi ai me anije apo ndoqi rrugen gjatesore pergjate bregdetit Sido qe te kete ndodhur patjeter qe Titi kete rruge e ka bere me ndalesa si ne Apoloni Durres Shengjin Ulqin etj. ku patjeter qe ka bujtur si mik ne bashkesite e krishtera te ketyre qyteteve. Por ketu deshiroj te ndalem pak. Ne shkrimin tuaj ju theksoni se Pali shkoi vete ne Durres dhe Apoloni per te emeruar si peshkope Cezarin dhe Marinin. Me pas sqaroni gjithashtu se ishte praktike qe dorezimi apo sic quhet ndryshe emerimi i peshkopeve te behej ne qytetin ku ata do te vepronin nga autoriteti me larte i kishes ashtu si veprohet edhe sot. Por ju ketu harroni Biblen ku per kete problem midis te tjerave Pali thote tek Letra e pare drejtuar Timoteut se ashtu si te nxita kur u nisa per ne Maqedoni qendro ne Efes 1 3. dhe pak me poshte tek paragrafi i trete percakton detyrat e peshkopeve dhe dhjakeve. Pra i nderuar zoti Andrea Pali nuk i kishte mundesite qe te dorezonte vete te gjithe peshkopet por per kete qellim ai kishte autorizuar njerezit e tij me te afert te cilet i dergonte ne destinacionet qe ai i permend ne Bibel. Te tille jane Titi te cilin e dergon ne me mision Krete dhe ne Dalmaci Timoteun ne Efes dhe Kreshencin ne Galati. Nuk e di se si e shpjegoni ju por kjo gje del nga leximi i letres qe Pali i dergon Titit. Atje tek paragrafi 15. ai thote Per kete arsye te lashe ne Krete qe ti te ndreqesh mire ceshtjet qe jane per tu bere dhe qe ne cdo qytet te caktosh pleq ashtu sic te porosita.
Ndersa pak me poshte tek paragrafi 1. 7 ai thote Sepse peshkopi si administrues i shtepise se perendise duhet te jete i paqortueshem jo zemerakhellip
Keshtu eshte del qarte se Titin Pali e dergon ne Krete per te emeruar peshkopet ne cdo qytet te cilet ai i quan pleq. Kjo eshte e qarte nga pasazhi i mesiperm. Atehere eshte e kuptueshme qe nje gje te tille Titi e ka bere edhe gjate misionit qe Pali i ngarkoi per ne Dalmaci. Hipoteza ime ne kete pike eshte se Titi kishte si mision te emeronte peshkopet ne qytetet qe do te pershkonte udhetimi pergjate bregdetit nga Nikopoli deri ne Dalmaci. Pra ka shume gjasa qe Titi te kete pasur kredencialet e Palit per te emeruar peshkopet e Butrintit ApoloniseDyrrahut apo Salones. Gjate ketij misioni ai ka emeruar edhe Cezarin ne Durres dhe Marinin ne Apoloni. Te pakten ketu te con arsyeja e zhvillimit te ngjarjeve.
Nderkohe qe jam dakort me tezen tuaj i nderuar zoti Llukani se Pali ka qendruar tre muaj prane Ilirise ne Maqedoni dhe tre muaj te tjere gjate dimrit kur ai qendroi ne Nikopol. Ketu bashkohem me mendimin tuaj qe prej ketu ai mund te kete derguar misionare ne tokat dhe qytetet ilire sic eshte edhe rasti i Titit te cilin ai e nisi me mision ne Dalmaci. Megjithate dua te kritikoj edhe emertimin qe ju perdorni ne shkrimet tuaja per apostullin Pal. Ne to ju e quani ate njelloj si vepron edhe Fan Noli Pavel gje qe bie ne kundershtim me emertimin shqip Pal. Mendoj se ka ardhur koha qe ne Historine e Shqiperise termat e huazuar nga greqishtja Pavllo apo nga sllavishtja Pavel te zevendesohen nga emrat shqip ashtu si e permendem me siper.
Se fundmi z. Llukani deshiroj tju falenderoj per debatin. Te tilla polemika shkencore jane nje ndihme e cmuar per historine tone. Keshtu kemi ctu servirim edhe te huajve duke u treguar atyre origjinen e Krishterimit iliro-shqiptar.