E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv.kryetarja e KQZ Subashi Ishte realist

Raporti i ODIHR-it

Vetem nje dite pas publikimit te vet raporti i ODIHR-it gjen perkrahjen e nje prej anetareve kryesore te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Zv.kryetarja Deshira Subashi eshte shprehur dje ne nje interviste televizive se dokumenti i publikuar nga organizmi qe pergjigjet per vezhgimin e procesit zgjedhor ne Shqiperi eshte i drejte dhe pasqyron nje situate reale. Sigurisht qe raporti i ODIHR-it i publikuar nje dite me pare transmetonte per institucionin e KQZ-se problematika qe realisht jane evidente. Ne gjykimin tim keto problematika jane edhe me te gjera. Trajtohej nje vendimmarrje e kahut politik pasi nga vendimmarrjet me te rendesishme ato qe jane rregulla thelbesore ne nuk bien ne konsensus tha Subashi. Ne kontekst te ketij prononcimi si problem paresor vjen edhe diskutimi per vulat shtese per te cilin Subashi kerkoi klasifikimin si akt normativ per miratimin e te cilit kerkohen 5 vota. E njejta gje mund te thuhet edhe per ceshtje te rendesishme si diskutimi per qendrat e votimit te vendosura ne mjedise private apo edhe per raportet e Bordit te Monitorimit te Medias. Ajo e ka cilesuar situaten e krijuar si shume te veshtire dhe te pakrahasueshme me raundet e tjera elektorale. Qe vendimmarrjet e marra me 4 vota jane te tilla qe kane shkelur ligjin se po te mos e kisha kete gjykim vota ime do ishte prezente. Kjo vendimmarrje e demton procesin zgjedhor theksoi me tej Subashi. Ky eshte reagimi i pare nga KQZ per raportin e ODIHR-it i cili ka perkufizuar me nota shume kritike vendimmarrjen e komisionit por jo punen e tij ne ceshtjet e infrastruktures dhe ngritjes se infrastruktures elektorale ne vend. Per krahasim nga i njejti organizem puna e KQZ per zgjedhjet e vitit 2009 eshte vleresuar si shume e mire cka perben nje hap prapa ne kete drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›