E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpetim Gjika Vlora metropol europian e vetmja rruge

Aleanca per te Ardhmen Kandidati i PS-se kerkon nga vlonjatet te votojne per te dhe kunder Berishes

Shpetim Gjika thote se eshte me kembe ne toke kur ben premtime elektorale dhe ato qe premton jane projekte konkrete kryesisht infrastrukturore per te cilat qyteti ka nevoje. Por me shume se me keto projekte kandidati i Aleances per te Ardhmen u kerkon vlonjateve nje votim politik qe pos fitores se tij do te sjelle edhe rrezimin e qeverise Berisha.

Cila eshte strategjia juaj per permiresimin e infrastruktures ne Vlore

Ne kemi nje strategji te qarte plotesisht te realizueshme dhe funksionale. Ne nuk mashtrojme dhe as fluturojme me trena elektrike me tramvaje imagjinare dhe dokrra te ngjashme sic po ben kandidati i radhes. Projekti yne eshte i plote i detajuar dhe konkret. Synimi yne eshte ndikimi i drejtperdrejte i infrastruktures rrugore ne turizem dhe per kete perparesi do te kene ndertimi dhe zgjerimi i rrugeve bregdetare si dhe i akseve kryesore qe lidhin qytetin me plazhet dhe qendrat historike ku vecojme zgjerimin e rruges dhe trotuareve te segmentit rrugor Skele-Uji i Ftohte ndertimin e bypass-it te tuneli realizimin e unazes se brendshme dhe asaj te jashtme te qytetit realizimin e projektit me parametra bashkekohore te segmentit rrugor ish-parku i tregtise - ish-kampi i pioniereve si rruge hyrese dhe lidhese e qytetit me Zvernecin. Keto por edhe zhvillimi i masterplanit te qytetit do ta drejtojne Vloren ne te vetmen rruge te saj ate te nje metropoli europian. Sic e shihni gjithcka qe po bejme ka lidhje te drejtperdrejte me qytetaret larg abuzimeve me premtime lunatike qe nuk i sherbejne kurrkujt.

Cila eshte strategjia juaj per turizmin

Turizmi eshte nje sektor ekonomik qe luan nje rol shume te rendesishem ne jeten e qytetit sektor qe me kalimin e viteve po merr nje pamje gjithnje e me vitale. Strategjia jone per zhvillimin e turizmit synon mbeshtetjen dhe koordinimin e bizneseve qe operojne ne kete sektor si edhe promovimin e resurseve qe ofron Vlora. Ne synojme zhvillimin e nje turizmi gjithevjetor te tipit kulturor e historik balnear e kurativ. Po keshtu kemi shtuar kontaktet dhe ndermjetesimin me agjenci nderkombetare prestigjioze turistike ne menyre qe Vlora te jete destinacion kryesor ne Mesdhe per vizitoret ditore apo sportiste te ujit dhe te ajrit. Nje nder objektivat tane eshte edhe riplanifikimi i zones se portit ekzistues dhe krijimi i nje porti te ri per jahtet varkat e te tjera mjete lundruese i cili te ofroje dhe sherbime e aktivitete ndihmese dhe plotesuese. Kjo gje fare mire mund te realizohet ne formen e partneritetit publik-privat. Por se pari me 8 maj duhet ti rimarrim detin Saliut i cili me levat e Llozet e tij ka afro 5 vjet qe e ka kthyer ne nje liqen privat.

A mendoni se ka mangesi ne jeten kulturore ne Vlore dhe nese po cfare do te beni per permiresimin e saj

Nuk mund te flitet per mangesi pasi qyteti yne eshte nje qender shume e rendesishme artistike dhe kulturore pas kryeqytetit. Ne kemi nje jete kulturore te pranueshme duke pasur parasysh se Teatri Petro Marko ka nje prej trupave me te suksesshme ne vend funksionojne teatrot e komedise dhe trupa e humorit Teatri i Kukullave per femijet por edhe te pakten 12 festivale nderkombetare ku vecojme per nga vlerat qe spikasin dhe unikalitetin e tyre Festivali i Kombetar i Isopolifonise Festivali Folklorik Mesdhetar Festivali Folklorik Nderkombetar Aulona. Ketu nuk mund te le pa permendur ekspozitat e shumta koncertet ne te gjithe stinet e vitit dhe ne te gjitha zhanret muzikore larmine e botimeve dhe panairet e ndryshme. Por sigurisht qe ka shume per te bere si kudo ne vendin tone per sa i takon jetes kulturore e artistike. Ne vizionin tone mbeshtetja qe do u japim ketyre fushave do te jete e lidhur me gjithe zhvillimin e qytetit per te pasur terheqjen e qytetareve e turisteve ne cdo stine te vitit. Nje dimension te rendesishem do te marrin zonat me trashegimi kulturore dhe natyrore te cilat do te ruhen dhe rivitalizohen ne menyre te vecante. Rivitalizimi do te filloje pikerisht me nje projekt per rikonceptimin e rruges muze Justin Godard. Ne kuader te projekteve madhore per Vloren ne 100-vjetorin e pavaresise ne aspektin kulturor do te vecoja Festivalin Mbarekombetar Folklorik te Pavaresise me pjesemarrjen e grupeve dhe ansambleve folklorike e kulturore nga te gjitha trevat shqiptare.

Planet tuaja per urbanizimin e periferise

shte shume e sakte pyetja juaj. Ne synojme dhe prej kohesh kemi filluar e po vazhdojme te realizojme projektet tona per urbanizimin karshi legalizimit elektoral. Ne kemi gjithe projektet dhe planet e nevojshme qe qytetaret e Vlores tashme pasi ata njerez qe jetojne ne periferi tashme mund te quhen me plot gojen banore te qytetit te jetojne ne nje hapesire te rregullt urbane me kushte optimale dhe garanci per jeten e tyre. Ndryshe nga kandidati i radhes qe perserit karten bajate te legalizimit me formulare shtese dhe mashtrime elektorale ne kemi marre gjithe masat per krijimin e zonave urbane te rregullta me rruge e kanalizime me zgjidhje optimale per keta qytetare. Por e dini cfare ndodh me kundershtarin e radhes Njesoj si ne 2007-n ashtu si edhe ne 2009-n prape edhe ne 2011-n ne fushate elektorale tund formulare legalizimesh a thua se Partia Demokratike keta qytetare i mban peng me hallin e jetes se tyre. Kjo situate eshte e turpshme dhe duhet te marre fund. Bashkia eshte e vendosur qe urbanizimi i zonave informale te jete brenda gjithe parametrave te zhvillimit pasi se bashku synojme te jetojme ne nje Vlore europiane.

Cilat do te jene politikat tuaja ne lidhje me papunesine dhe varferine ne Vlore

Zhvillimi i qytetit mundesite qe do te kene qytetaret qe te jetojne ne nje ambient me me shume mundesi per te ardhmen e tyre jane rruga e sigurt per zbutjen e papunesise dhe varferise. Ne e dime shume mire se kriza ekonomike karshi se ciles qeveria jo vetem nuk ka marre asnje mase por me politikat e saj po na mban gjate e me gjate ne veshtiresi eshte nje problem qe do te marre fund me voten e qytetareve me 8 maj por edhe me zgjedhjet e parakohshme. Bashkia nuk mund te kete vende pune ne administrate sic genjejne kandidate te ndryshem. Por politikat e saj do te bejne te mundur qe bizneset te gjallerohen puna te marre zhvillim dhe njerezit te mund te jetojne larg kufirit te varferise. Per Bashkine e Vlores politikat e zhvillimit dhe transformimit infrastrukturor te qytetit jane pare te lidhura ngushte me politikat sociale. Me nje komunitet nder me te populluarit e vendit qyteti i Vlores perben nje destinacion ku perhere e me teper kerkohet vleresim dhe zgjidhje te shume problematikave sociale te cilat burojne sa nga mbartja e tyre nga e kaluara por edhe nga levizjet demografike te koheve te fundit.

Sherbimet sociale politikat sociale si dhe zgjidhja e problemeve per kategorite ne nevoje te shoqerise prej kohesh jane percaktuar si prioritet i Bashkise Vlore. Si i tille zbatimi dhe realizimi i ketyre prioriteteve i perkasin nje procesi qe do te marre vemendjen e duhur dhe te vecante nga Bashkia Vlore. Keshtu pjesa sociale jo vetem merret ne konsiderate por luan nje rol te rendesishem e cila do te ofroje energji te reja ne politikat lokale duke favorizuar rritjen e pergjithshme te mireqenies se qytetit ne menyre qe ai te jete me mikprites si dhe jeta me e mire per te gjithe.

Opinioni juaj per kandidatin rival

Gjithnje kam refuzuar te merrem me kandidatin e radhes pasi ai nuk perfaqeson thuajse asgje per Vloren dhe qytetaret. Te gjithe e dine shume mire se ne dy mandate ne Parlament ka folur jo me shume se 6 minuta dhe asnje sekonde per Vloren. Te gjithe e dine se ka votuar nje buxhet qesharak per qytetin e Vlores duke pranuar te devijohen fonde ne provinca te tjera neper Shqiperi vetem per efekte elektorale te Partise Demokratike. Te gjithe e dine shume mire se ka votuar pa e vrare aspak ndergjegjja per moratoriumin e mjeteve lundruese duke e kthyer detin ne nje liqen privat te Berishes dhe taborit te tij. Te gjithe e dine shume mire se ka ngritur doren per marreveshjen e ujerave me Greqine duke i lene vetes nje njolle shume te madhe. Ne qytet te gjithe pyesin se pse nuk ben transparente jo vetem marredheniet me tarafin e pushtetit me devijimin e fondeve publike me abuzimet e emerimeve dhe dhunen karshi administrates para dhe gjate fushates elektorale por edhe me shitjen qe i beri mandatit te deputetit. Ky kandidat i radhes per hir te nje pazari te poshter politik e luajti mandatin e Vlores ne bixhozin e koniunkturave duke bere qe me votat e vlonjateve te ulet ne Parlament nje person qe me shume se per Shqiperine i intereson e ashtuquajtura ceshtje e Vorioepirit. shte ky person qe kerkon te luaje me vlonjatet duke u vene ne dyshim edhe dinjitetin ne nje kohe qe per vete nuk ka asnje identitet. Por Vlora dhe qytetaret e saj do ti jape pergjigjen e merituar me 8 maj atij dhe gjithe atyre qe kujtojne se mund te luhet me popullin e ndershem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›