Rama ne njesine nr. 8 Problemi i pronave ne qender te vemendjes
Fushata elektorale per 8 majin nxit disa ndryshime thelbesore ne qasjen tradicionale qe partite kryesore kane ndaj shtresave te shoqerise shqiptare. Nje hap tjeter eshte hedhur nga Partia Socialiste e cila pasi perfshiu ne nje nga mbledhjet e Asamblese se saj edhe shqetesimin per ish te perndjekurit ka nisur te hedhe syte edhe nga ish-pronaret. Ne emer te problematikes se tyre ka folur dje kreu i saj kandidati per Bashkine e Tiranes Edi Rama ne njesine bashkiake nr. 8 ku ka qene para qytetareve se bashku me kandidatin Said Vorpsi qe vjen nga nje familje e vjeter tiranase. Pronat qe grabiti dikur regjimi komunist nuk ua kthen sot regjimi i kusareve. Kandidatura e Said Vorpsit eshte nje kandidature per te ngritur nivelin e vemendjes per te deshmuar qytetarine duke u perkushtuar me nje sherbim per qytetaret ne kete njesi ku sic humbi Ramiz Alia ne 91 do te humbe Saliu i Ramizit me 8 maj tha Rama. Me nje paragraf te vetem ai ka permbledhur nje mesazh politik qe aq sa aktualizon per simetri historine politike te Kryeministrit Sali Berisha po aq edhe jep zedhenie brenda se majtes shtresave te ndryshme sociale deri me tani larg saj. Per ta thene me pretendimin e PS-se per zgjedhjet e 8 majit kjo perzgjedhje dhe menyre te foluri eshte nder elementet me politike te kesaj fushate e cila po kthehet ne nje gare ku po investohet gati cdo gje. Me heret Rama ka qene edhe ne Petrele perkrah kandidatit socialist Adriatik Kupi. Ai ka kerkuar pjesemarrje ne zgjedhje me 8 maj duke premtuar ndryshimin e gjendjes dhe hapjen me forcen e votes te mundesive te reja per qytetaret shqiptare. Sikunder pergjate diteve te fundit edhe ne Petrele kreu i PS-se nuk ka munguar te sulmoje kandidatet e shumices se perfaqesuar ne Aleancen per Qytetarin duke i portretizuar ata si miniatura qeverisese te Berishes. Kam degjuar se ky Saliu i Petreles thote se eshte miku im. Ai nuk eshte miku im. Ai eshte nje bajraktar i vogel qe duhet te largohet me 8 maj me voten e lire me voten e njerezve te zakonshem te Petreles te cilet prej vitesh e vuajne bajraktarizmin dhe injorancen e tij ashtu sikunder vuajne te gjithe shqiptaret injorancen e pushtetit qe vodhi votat per te vjedhur Shqiperine. Kurre me qytete e fshatra qe merren peng per interesa qe skane te bejne me interesat e zhvillimit eshte shprehur ai. Fushata gjate dy diteve te fundit ka vijuar edhe ne rrethet jashte Tiranes si Librazhd dhe Gramsh dy bashki qe bejne pjese ne qarkun me te madh te vendit per nga numri i njesive vendore ate te Elbasanit.