E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardi Kollozi Do tu rikthej vlonjateve qytetin qe u ka munguar

Aleanca per Qytetarin Kandidati i PD-se kerkon votat per rehabilitimin e Vlores sipas tij te betonizuar

Ardi Kollozi la ne mes mandatin e tij si deputet per te synuar Bashkine e Vlores ne keto zgjedhje. Ai mendon se ne shtate vitet e qeverisjes se rivalit te tij aktual qyteti ka pesuar demtime te medha ne vend qe te zhvillohej ndaj ne kete gare paraqitet me nje platforme qe synon ne radhe te pare rehabilitimin e me pas venien e qytetit ne shinat e zhvillimit. Kollozi u premton zgjedhesve zgjidhje per problemet imediate si furnizimi me uje dhe infrastruktura por ne projektet e tij ze vend te rendesishem edhe gjallerimi i qytetit nepermjet aktiviteteve gjithevjetore.

Cila eshte strategjia juaj per permiresimin e infrastruktures ne Vlore

Nisur nga situata ne te cilen ndodhet infrastruktura ne Vlore akset kryesore rrugore rruget e brendshme furnizimi me uje te pijshem kanalizimet e ujerave te bardha kanalizimet e ujerave te zeza sheshet ne meslagje kende lojerash per femije e pushimi per te rritur e ben te domosdoshme marrjen e nje vendimi hartimin e nje strategjie duke shfrytezuar te gjitha kapacitetet per perballjen e nderhyrjen energjike dhe permiresimin e kesaj situate. Ne Vloren e 2011-s kudo ne cdo lagje te saj te vjeter apo te re ne periferi apo ne qender prane detit apo larg tij mungojne pothuajse teresisht sherbimet bazike per zhvillimin normal te jetes. Menjehere pas 8 majit do te rikonstruktojme akset kryesore rrugore trotuaret sinjalistiken e semaforet. Do te zgjidhim perfundimisht furnizimin me uje 24 ore duke materializuar investimin prej 26 milione eurosh te qeverise shqiptare duke perfunduar ne kohe reale lidhjen e magjistralit kryesor me rrjetin sekondar e tercial. Do te nderhyjme menjehere per zgjidhjen definitive te kanalizimeve te ujerave te zeza venien ne funksion te impiantit te perpunimit te tyre i perfunduar si investim prej vitesh tashme duke bere qe ato te mos derdhen kurre me ne det duke demtuar cilesine e ujerave te tij. Po ashtu do te zgjidhim e realizojme edhe pjese te tjera te infrastruktures per ti kthyer Vlores dhe vlonjateve ato sherbime dhe cilesi jetese qe u ka munguar prej vitesh.

Mendimi juaj per te ardhmen e turizmit ne Vlore

Turizmi tashme eshte shnderruar ne nje dege shume te rendesishme te zhvillimit te ekonomise e per me teper ne Vlore ai eshte prioritet i prioriteteve. Ne gjithe keto vite iniciativa private dhe trendi ne rritje per te investuar ne kete sektor te rendesishem nuk eshte shoqeruar me politika te qendrueshme per ti krijuar hapesiren e duhur atij. Betonizimi i Vlores zvogelimi i siperfaqeve te gjelbra dhe publike reduktimi i aksesit te detit per shkak te betonizimit ne rere dhe ne siperfaqet e gjelbra kane demtuar potencialin real te zhvillimit te ketij sektori. Prandaj eshte e domosdoshme tu themi stop ketyre praktikave e te rikonceptojme Vloren e se ardhmes. Do te ndjekim politika fiskale taksa e tarifa vendore te lehtesuara deri ne 50 per qind per bizneset qe operojne ne kete fushe. Ne partneritet me shkollat profesionale te Vlores por edhe me te dy universitetet do te kerkojme qe nepermjet degeve qe kane lidhje me kete sektor te pergatisim te rinj e te reja qe do te punesohen ne kete sektor. Do te kerkojme qe turizmi te jete gjithevjetor qe sezoni turistik intensiv te zgjerohet ne minimumi 5 muaj. Ne duam te promovojme nje program dyvjecar te veprimit per te krijuar nje sistem ne te cilin aktoret e ndryshem ndajne objektivat dhe mjetet per te rigjalleruar turizmin ne qytet duke krijuar nje marke Vlora dhe promovuar e zhvilluar turizmin ne Vlore. Do te jete nje mundesi reflektimi midis pikave te forta te tradites sone me risi kulturore dhe gjetje inovative mbi te cilat te percaktojme promovimin e imazhit te qytetit tone dhe planifikimin e marketingut te territorit ne nivel kombetar e nderkombetar komunikimit urban terheqjen e investimeve dhe pozicionimin e qytetit ne treg per forma te ndryshme te turizmit.  Ne kete kontekst do te synohet zgjatja e periudhes turistike te qytetit duke organizuar ngjarje kulturore kombetare dhe nderkombetare konferenca dhe festivale gjate pranveres dhe vjeshtes jashte sezonit te plazhit. Dhe pergjigjja mund te jete Projekti Vlora juaj per tu zbuluar

A mendoni se ka mangesi ne jeten kulturore ne Vlore dhe nese po cfare mendoni te beni per permiresimin e saj

Per fat te keq Vlora eshte nje qytet qe zgjohet e fiton gjalleri vetem ne dy muajt e veres. Monotonia qe pason veren e zhurmshme te Vlores per 10 muaj rresht ku e shtuna sndryshon nga e hena dhe e diela nga e enjtja varferia e jetes kulturore dhe artistike per nje qytet me burime njerezore te pakufishme eshte treguesi i imagjinates se varfer dhe plogeshtise intelektuale te administrates lokale te sotme. Kultura eshte nje tregues qytetarie dhe baza etike e zhvillimit civil e social. shte indi qe lidh sistemin qytetar nga urbanistika te sektori i ndertimit nga sherbimet sociale te cilesia e jetes nga institucionet te shoqatat kulturore. Por ajo mund te jete shume me teper dije shkence art hulumtim formatim edukim kreativitet turizem. Ne kemi menduar qe nepermjet nje strategjie ti koordinojme keto ne nje kontekst dhe perspektive te gjere te dimensionit kombetar e nderkombetar. Do te investojme me shume burime publike dhe private ne keta sektore nepermjet kesaj strategjie e cila ne ambicien e vet kerkon te forcoje ndjenjen e nje komuniteti koheziv dhe te lire per te bere Vloren me atraktive dhe mikpritese. Vlora eshte qytet i artit dhe dijes qytet i muzeve muzikes dhe teatrit e per keto potenciale ne duam te arrijme si thashe edhe me siper me krijimin e nje marke Vlora te promovuar ne nivel kombetar e nderkombetar. Ne planet tona parashikohen nje sere aktivitetesh aktivitete si Festival kombetar i teatrit eksperimental  Panairi ballkanik i enogastronomise dhe artizanatit Festivali nderkombetar filmi Vlora FilmampArt. Gjithashtu kemi planifikuar transformimin e fytyres se qytetit per 5 dite me artiste te rinj bashkekohore shqiptare dhe te huaj nepermjet instalacioneve performancave imazheve te projektuara mbremjeve mbi faqe pallatesh etj. Do te organizojme dite karnavalesh konferenca per te rinjte si dhe evente muzikore qe nga Vlora Rock Festival deri te polifonia me festivalin e kenges vlonjate. Do te organizojme aktivitete rajonale ne diten e diversitetit kulturor e nje mori aktivitetesh te tjera qe jane planifikuar te realizohen gjate gjithe vitit duke e mbajtur qytetin aktiv.

Opinioni juaj per urbanizimin e periferise

Me perfundimin e procesit te legalizimit qe eshte nje reforme qe po ecen e sigurt dhe shpejt perpara zgjidhet perfundimisht problemi i pronesise mbi token ne keto zona. I paraprire me studime urbanistike te detajuara ku percaktohet ne menyre definitive shnderrimi i ketyre zonave ne lagje elitare banimi e ne shume zona turizmi po te tilla. Urbanizimi plotesimi me infrastrukture rruge kanalizime ujesjelles cerdhe kopshte shkolla etj. do tu kthejme dinjitetin ketyre banoreve te neperkembur e te harruar deri me sot.

Cilat do te jene politikat tuaja ne lidhje me papunesine dhe varferine ne Vlore

shte fakt qe Vlora nga nje qytet me mundesi e potenciale te jashtezakonshme te zhvillimit ekonomik nje qytet qe duhej te shnderrohej shpejt ne nje metropol qe do te krijonte mireqenie  dhe standarde te larta jetese jo vetem per vete por edhe per gjithe rajonin per shkak te mungeses se vizionit papergjegjshmerise e shpesh cinizmit te treguar nga kryetari i bashkise ne ikje ka bere qe shume familje te jene ne veshtiresi ekonomike e disa prej tyre ne mjerim te plote. Kemi shpalosur ne programin tone se punesimi eshte nje prioritet absolut i cili do te vije kryesisht nepermjet investimeve dhe zgjerimit te sektorit privat qe ne nje Vlore te projektuar drejt me infrastrukture te plotesuar e moderne me taksa e tarifa te pergjysmuara deri ne 50 per qind me politika te qendrueshme jemi te sigurt se brenda dy viteve te para te mandatit do te krijojme hapesire per me shume se 8000 vende te reja pune.

Opinioni juaj per kandidatin rival

Me zotin Gjika une njihem qe femije e gjithmone kam besuar e shpresuar se ai do te mund te permbushte me korrektesi e perkushtim kerkesat ne rritje per cilesi jetese e sherbime nga qytetaret e Vlores. Per fat te keq zoti Gjika nuk i shpetoi dot tundimit te pushtetit beri cmundi per ta absolutizuar ate e konsideroi Vloren si domenin e tij taksat e vlonjateve si para ne xhepin e tij. Produkti eshte ky Si kryetar bashkie per 8 vite ka demtuar rende shtepine tone te perbashket Vloren dhe kompromentuar te ardhmen e saj. Prishi familjen e tij politike PS duke e shnderruar ate nga nje parti tradite ne fizionomine e saj ne nje parti-bashki e te biznesmeneve ndertues prane tij. Prandaj mendoj se zoti Gjika humbi betejen me kohen demtoi interesat e vlonjateve u soll ne menyre cinike e dashakeqe me ta shperdoroi besimin e tyre prandaj i gjithe opinioni qytetar tashme ka vendosur te lere pas keto praktika e kete model qeverises e ne menyre plebishitare ashtu sic bejne vlonjatet ne cdo rast te ngjarjeve te rendesishme do te votojne per ndryshimin per te ardhmen e tyre dhe femijeve te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›