Aksident me pasoja tragjike, shkas shpejtësia
Nga Express më 28 maj 2011 në ora 21:30
Si pasojë e shpejtësisë së madhe, një kamion ka goditur një makinë, duke lënë të vdekur një person dhe tre të tjerë të lënduar. Aksidenti sipas Policisë ka ndodhur në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Policia ka thënë se në aksident janë përfshirë tre automjete. Së pari, kamioni kishte goditur një makinë, ndërkohë, në këtë aksident është ndeshur edhe një makinë tjetër.
Ngasësi i kamionit është arrestuar.