E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i vështirë për familjen Koraqi

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 22:08

Laura Koraqi, një vajzë 11 vjeçe nga Kosova, është e sëmurë rëndë. Një tumor malinj ka zgjeruar metastazat e tij në këmbën e saj të djathtë.

Për Laurën nuk kishte mundësi shërimi në Kosovë, prandaj ajo është sjellë në Zvicër, ku po trajtohet në spitalin e njohur të Bernës, Inselspital.

Mjekët ndërkohë kanë konstatuar se sëmundja ka përparuar shumë, duke e dëmtuar një pjesë të madhe të ashtit të këmbës, shkruan Radio Rottu Oberwallis, ritransmeton albinfo. Ata kanë ardhur në atë pikë sa t`i thonë familjes së Laurës se tash duhet të marrë vendimin e rëndë: t`i amputohet këmba deri në gju, apo të vazhdohet me trajtimet e rënda të kemioterapisë dhe rrezatimit, pasojat e të cilave janë të njohura. Këtë vendim të dhembshëm prindërit e Laurës duhet ta marrin deri në fund të këtij muaji! Laura ka ardhur në Zvicër për shërim, pa prindërit e saj.

Ata e vizituan atë më 2 maj. Të gjithë ishin përmalluar shumë. Babai, nëna dhe motra e vogël, Agnesa. Ata kishin shoqëruar dhe kishin përkrahur Laurën në një seancë të kemioterapisë, të tetën me radhë. Për shërimin e Laurës deri më tash janë mbledhur 220.000 franga, ndërsa nevojiten në mes të 320.000 dhe 390.000. Dhurimi i ndihmave është ende i mundur.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›