E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sivjet u kapën 150 tonë mish të dyshimtë

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 18:13

Mbi 150 tonë mish me prejardhje të dyshimtë apo me afat të skaduar janë zënë vetëm gjatë këtij viti nga doganat, përkatësisht nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Shoqata e përpunuesve të mishit thotë se tregtarët mund të tentojnë këtë, por janë institucionet përgjegjëse që duhet t’i zbulojnë. Kjo filozofi e biznesit, ndërkaq, nuk përkon me etikën që duhet ta posedojë çdo afarist.

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci, tregon për Radio Blue Sky, se nga maji i vitit të kaluar janë zënë rreth 400 tonë mish të prishur, kurse vetëm gjatë këtij viti, nga tregtarët e papërgjegjshëm, janë zënë 150 tonë.

Kryetari i Shoqatës së Importuesve të Mishit, Burim Piraj, duke mos kërkuar përgjegjësi nga anëtarët e Shoqatës, thotë se tregtari mund të provojë gjithçka, por institucionet janë ato që duhet t’i zbulojnë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›