Bizneset shqiptare në krizë?
Nga Express më 28 maj 2011 në ora 18:44
Shumë biznese po e shikojnë aktivitetin e tyre të rrënohet çdo ditë. Të pyetur nga gazeta “Shqip”, subjekte të ndryshme, sipas llojit, deklarojnë se xhiroja është përgjysmuar në krahasim me një vit më parë.
Faktet tregojnë se në muajin prill, si 4-mujor, të ardhurat tatimore ishin rreth 50 milionë dollarë më pak se viti 2010, ndërsa me planin rezultonin akoma e më keq. Parashikimet nga ekspertët e fushës tatimore paraqiten të zymta edhe për muajin maj, periudhë kur u zhvillua kulmi i fushatës dhe zhvillimi i zgjedhjeve.
Megjithatë, bizneset shprehen se situata e dobët ekonomike nuk ka dhe shumë lidhje me fushatën sesa me qarkullimin e parasë dhe të forcës blerëse.