E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba mbi mjekun, qëllohet me armë pranë spitalit të Laçit

Laç- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm përballë spitalit të Laçit ku një mjek është qëlluar me armë zjarri.

Mjeku Arben Bruka mësohet se është qëlluar teksa po hapte farmcinë e tij pranë spitalit.

Policia thotë se mjeku u qëllua me automatik dhe ka marrë plagë të rënda në pjesën e këmbëve.

Mjeku mësohet se ishte pronari i farmacisë teksa ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe autorët.

Policia ndodhet atje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e e autorëve.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›