Aksident me pasojë vdekjen, humb jetën 50 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Mamurras, ku një mjet është përplasur me një motoçikletë, duke bërë që një person të humbë jetën.
Viktima është identifikuar si 50 vjeçari Kastriot Përgjegji i cili udhëtonte me motor në momentin që është përplasur nga mjeti, shkruan noa.
Menjëherë pas përplasjes 50 vjeçari u dërgua me shpejtësi drejt spitalit, ku dhe ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha për shkak të plagëve të marra.
Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur si dhe për të përcaktuar rrethanat e përplasjes./Indeksonline/