E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët luftë me të burgosurit arab, 1 irakian i vdekur

Një i burgosur nga Iraku ka mbetur i vdekur si pasoj të përleshjes së egër midis bandash të burgosurish në burgun e Grevenas në Greqi.

Ngjarja u shënua para pak çastesh. Një grup të burgosurish shqiptar, pasi ishin grindur me një grup tjetër të burgosurish nga vendet arabe, vendos ti ndajnë diferencat e tyre me përleshje, ku të burgosurit shqiptar me një thikë provizore të krijuar në burg kanë vrarë një irakian dhe kanë plagosur tre të tjerë, transmeton alb-observer.

Të plagosurit u transferuar urgjentisht në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Grevenas, ndërsa forca të shumta policor kanë shkuar në burg ku dhe po kryejnë kontrolle të imta.

Policia ka dhënë ende të detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë, por bëri me dije se para një javë kishte patur një jargë analoge me 7 të burgosur të plagosur rëndë. Nga kontrolli që u krye nga policia u sekuestruan 25 thika provizore dhe 42 telefona celularë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›