Napoli synon te mbaje nen presion Milanin ne garen per Serine A
Napoli ka mundësinë t’i bashkohet Milanit në krye të Serisë A, qoftë edhe për pak orë, duke konfirmuar statusin e tyre të ri si ekip pretendent për titullin kampion. Skuadra e Maxarit do të ndeshjet me Bolonjën që ndodhet në mes të renditjes.
Pesë javë më parë, Napoli u mund 3-0 nga Milani, por me tri fitore radhazi ata janë vetëm tri pikë larg kuqezinjëve në garën për titullin, kur mbeten edhe shtatë javë nga fundi. Javën e kaluar, kur të gjithë i kishin sytë nga derbi i Milanos, Napoli fitoi 4-3 ndaj Lacios, kaloi Interin në renditje dhe vazhdon ëndrrën. Për herë të parë që nga kohët e Diego Armando Maradonës, “San Paolo” ka filluar të ëndërrojë për titullin. Në ndeshjen ndaj Bolonjës do të mungojë Edinsion Kavani. Golashënuesi më i mirë i Serisë A është i skualifikuar, ndërsa pas tri javësh rikthehet Ezekiel Laveci.
Milani kryesues do të luaj të dielën në mbrëmje ndaj Fiorentinës. Zllatan Ibrahimoviç, i cili vulosi fitoren ndaj vjollcëve në fazën e parë, do të rikthehet nga skualifikimi, përkrah brazilianit Pato, njeriu që vendosi derbin. Interi i vendit të tretë ka pësuar tetë gola dha dy humbje fatale në dy ndeshjet e fundit. Disafata 3-0 në derbin ndaj Milanit, u pasua me humbjen 5-2 ndaj Shalkes. Zikaltrit e Leonados që pritet të dorëzojnë kurorën e kampionit në Itali dhe Europë do të presin Kievon në ndeshjen që hap javën e 32-të të Serisë A.
Ndërkohë, Udineze e vendit të katërt, që mbron vendin e fundit të disponueshëm për në Champions me dy pikë më shumë se Lacio, do të presë Romën e vendit të gjashtë në stadiumin “Friuli”. Lacio përballet me Parmën, kurse Juventuesi i vendit të shtatë pret Xhenoan me vetëdijen se fitorja është rezultati i vetëm që do t’i mbajë në garë për një vend në Europë.