E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me vdekje në Lushnjë-Fier

14/06/2009  Viktima një 30-vjeçar

Duket se ka startuar “Java e zezë” e autostradës Lushnjë-Fier, ku është shënuar edhe mbrëmjen e djeshme një viktimë e aksidentit rrugor. Një drejtues automjeti 30-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e së enjtes teksa udhëtonte me automjetin e tij tip Audi me targa LU 9222 B në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”. Burimet zyrtare të policisë lushnjare që shkuan në vendin e ngjarjes pohuan për gazetën se vdekja e 30-vjeçarit Gentian Gjoni nga Lushnja erdhi si rezultat i daljes jashtë kontrollit të automjetit të tij dhe përplasjes së këtij të fundit me betonin e autostradës, duke përfunduar kështu në kanalin anës rrugës. Kjo përplasje e fortë i ka shkaktuar edhe vdekjen. Në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë Rrugore të Fierit dhe Lushnjës, të cilët kanë konstatuar se shkaku i vdekjes ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit. Materialet iu kaluan Prokurorisë së rrethit Lushnjë për veprime të mëtejshme.

A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›