Mediu: Pronat janë prioriteti ynë
12/06/2009 Republikanët
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar gjatë një takimi elektoral në qytetin e Fierit se zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës është prioritet për forcën politik që drejton. “Partia Republikane është partia që ka ngritur çështjen e pronës private jo vetëm për të korrigjuar një padrejtësi, por sepse ky shtet nuk mund të shkojë përpara pa respektuar të drejtat e njeriut, sepse ekonomia shqiptare nuk mund të ndërtohet pa respektuar pronën private. Partia Republikane do të vazhdojë të kërkojë me projektligje, me pjesëmarrjen e saj në qeveri, në mënyrë që kësaj çështjeje t’i jepet një zgjidhje përfundimtare”, - tha Mediu. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së pronës është me rëndësi dhe nga republikanët shihet si një pikë kyçe e zhvillimit ekonomik të vendit, pasi zgjidhja e saj do t’i jepte rrugë Shqipërisë në Europë. Gjatë këtij takimi kryerepublikani analizoi arritjet e suksesshme të mazhorancës së djathtë, pjesë e së cilës është edhe PR-ja.