Letrat me vlerë, AMF-ja nënshkruan marrëveshje
14/06/2009 Aderimi në organizatën e huaj
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është bërë anëtar me të drejta të plota i Organizatës Ndërkombëtare të Autoriteteve të Letrave me Vlerë, pas nënshkrimit dy ditë më parë të Memorandumit Shumëpalësh të Mirëkuptimit. Ky nënshkrim është bërë gjatë konferencës së 34-t vjetore të organizatës. Ky anëtarësim është i një rëndësie të veçantë dhe vjen si kurorëzim i një pune të gjatë e intensive nga ana e AMF-së, shoqëruar me një proces të gjatë verifikimi, i cili solli nevojën e hartimit të një sërë aktesh rregullative. Kjo gjë hap rrugën e madhe të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me institucionet homologe në mbarë botën, duke shënuar një hap të rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të tregut të letrave me vlerë në Shqipëri. Sipas burimeve të AMF-së, nënshkrimi i këtij Memorandumi është një detyrim për të gjithë anëtarët e IOSCO-s dhe procesi i nënshkrimit të tij duhet të përfundonte brenda vitit 2010. Në të përcaktohen kushtet për shkëmbimin e informacionit për arritjen e përputhjes me aktet ligjore dhe nënligjore të juridiksionit të autoriteteve. Dispozitat e tij nuk krijojnë detyrime ligjore apo zëvendësim të legjislacionit vendas.