Selami: Pavarësisht konsumimit, PD-ja merr 80 mandate
TIRANE-Një këmbë, pa dashje ka shkelur një poster të vogël diku në anë të rrugës. I riu kokën e mban lart dhe hedh vështrimin diku nga fillimi i rrugës. Bashkë me bashkëfshatarët e tjerë qëndron në pritje… Pak më tutje një i moshuar rri ulur poshtë manit që ka rrëzuar përtokë frutat e buta. Presin të vijë në Prrenjas-Fshat kandidati për deputet i PD, Eduart Selami. Burrin trup imët e ngacmon e shkelura e posterit, ndaj ngrihet dhe i afrohet djalit të shkujdesur: “Mor bir, bëj kujdes dhe shih ku e hedh këmbën, se i ke vënë shqelmin birit të këtyre anëve…”. Duket sikur copat e diellit përndezin kokën e të riut kur sheh se ku e ka vënë këmbën. Ndjesa vjen njëherësh me përkuljen e trupit. Posterin e fshin shpejt dhe e mban në duar. Pak më tutje tre banorë ndajnë pyetjet që do i bëjnë kandidatit. Njëri prej tyre është i majtë dhe e shqetëson një tokë e lirë që ndodhet diku në fshat. Një tjetër e ka munduar korrupsioni me bursën e djalit, ndërsa një grua ka merakun e vijës së ujit që i kalon shumë pranë shtëpisë. Selami është më i vëmendshëm ndaj kritikëve; teksa këshillon që të mos bien pre e ‘burgut’ të ndihmës sociale, i fton të diskutojnë për rrugëzgjidhjet dhe premton se do të jetë mbështetja e fortë e tyre nesër në Kuvend. Pastaj dita e Selamit vijon në një tjetër lagje, tek “Mulliri”, ku punësimi kërkohet më shumë, dhe më pas duhet pritur orari kur njerëzit të dalin nga xhamia e Dragostunit. Një banor thotë se qeveria nuk ia ka zgjidhur për 8 vjet problemin me kabllot e dritave. Dhe është i prerë: “Si ka mundësi që në 8 vite shteti nuk gjeti një copë tel për mua...?”. Z.Selami thotë për “Gazeta Shqiptare” se kudo e kanë pritur mirë dhe u është mirënjohës, ndaj ndjen përgjegjësi për t’i mbështetur ata. Dhe këtë herë, ish-kreu i PD-së është rikthyer për të qëndruar gjatë pranë librazhdiotëve dhe qytetit të lindjes, ku kaloi një pjesë të fëmijërisë. Selami do të qëndrojë gjatë, ndoshta me mësimin e Benxhamin Franklin, se: “Nëse doni që diçka të realizohet, shkoni vetë. Nëse nuk doni, dërgoni të tjerë”.
Z.Selami, dëgjova një nga banorët në takim teksa ju tha se “mirë bëtë që u kthyet, por jeni i vonuar”. A është vërtet i vonuar rikthimi juaj tek PD-ja?
Nuk e di. Unë e mora për kompliment, parë në atë kontekstin se, kishin dëshirë që të vija më përpara. Por mendoj se Martin Luter Kingu e ka thënë më bukur: “Gjithmonë është koha e përshtatshme për të bërë gjënë e duhur”. Kështu që, gjykoj më tepër se, kur vjen, më e rëndësishme është se çfarë bën. Dhe ajo çfarë unë dua të bëj dhe të ndihmoj është për një Shqipëri më të mirë, dhe kjo është më kryesorja.
Në mos gaboj, ju jeni larguar nga Shqipëria në vitin 1997 me një biletë pa kthim, por pse vendosët që të riktheheshit sërish? Çfarë latë përgjysmë që doni ta përfundoni me rikthimin pas 16 vitesh?
Është vështirë të shikosh kaq larg dhe të parashikosh për këtë gjë, por gjithmonë ka gjëra të mira për të bërë. Kur merresh me jetë publike, gjithmonë të mbetet merak se, a mund të bëj diçka më shumë? Por them, megjithëse janë bërë shumë gjëra në këtë periudhë që jam larguar, prapë ai, qëllimi kryesor, - se Shqipëria nuk është një vend anëtar me të drejta të plotë në Komunitetin Evropian, - ishte shtysa dhe ngacmimi im kryesor i rikthimit tim. Nëse do të ishte ndryshe, mbase dhe rikthimi im nuk do të ishte i vonuar. Nuk jam dakord që bileta ishte pa kthim. Jeta rrodhi ndryshe. Moskthimi në Shqipëri nuk ishte një vendim i paramenduar. Ishte më tepër rezultat i ngjarjeve tragjike të ’97-ës. Në Amerikë nuk ika për të mos u kthyer më në Shqipëri. Jeta e solli në mënyrë të tillë, lindi djali i parë në Amerikë dhe ‘97-ta e kishte lënë vendin pa shtet dhe gjithçka ishte tejet e rrezikuar, ndaj nuk arrita të kthehesha për momentin dhe jeta mori një rrjedhë tjetër. Ndaj, nuk ishte paramendimi im që unë të mos kthehesha.
A është demokratike PD-ja, apo ka vend për më shumë demokraci?
Patjetër që është demokratike PD-ja dhe patjetër që ka vend për më shumë demokraci. Ky është proces. Gjithmonë demokracia e brendshme e partisë shkon në një linjë. Ngritje? Jo, nuk shkon gjithmonë dhe është shumë herë më komplekse. Unë kam pasur raste të jetoj, por edhe të studioj dhe të shikoj eksperiencën e Perëndimit, si në Amerikë, ashtu dhe në Britani. Kam mësuar shumë dhe nga libri i mrekullueshëm i Toni Bler, “Një rrugëtim”. Edhe dinamika e partive të brendshme është pak më ndryshe sesa demokracia në vetvete, demokracia e shtetit, demokracia sociale.
Me rikthimin tuaj në PD, ju gjetët një realitet të ri në partinë që e krijuat 23 vite më parë. Si po përshtateni në këtë terren?
PD-ja është rritur. Terreni është më progresiv, është përparimtar. Kolegë të atëhershëm më kanë thënë se PD-ja ka më shumë pragmatizëm, pak idealizëm. Këtu pragmatizmi dhe idealizmi nuk përdoren në koncepte të ndryshme nga ato që kam unë, por mendoj se PD-ja ka më pak idealizëm sot, vetëm se forma dhe mënyra e idealizimit kanë ndërruar. Por si një parti e cila ka peshën dhe eksperiencën e pushtetit, ka kaluar dhe në disa periudha të vështira. Mendoj se PD-ja e sotme është më e pjekur, është më progresive, është më perëndimore se ç’e kam lënë unë. Ndaj nuk pata asnjë problem adoptimi, pasi vërtet jam pritur me kënaqësi dhe nuk shikoj asnjë pakënaqësi. Të dy kemi ndryshuar. Unë në drejtim tjetër, PD-ja në drejtim tjetër. Megjithëse unë asnjëherë s’e kam lënë, prapë është një bashkim i natyrshëm. Ndjej mjaft mirëpritje, ndjej dashuri, ndjej vërtet respekt në të gjitha nivelet, si atë qendror, edhe në atë lokal, dhe për këtë u jam mirënjohës.
Po z.Berisha, ka ndryshuar? Si i keni raportet me të?
Të gjithë kemi ndryshuar. Raportet me z.Berisha kanë qenë gjithmonë raporte të afërta. Me përjashtim të një periudhe të shkurtër të divergjencave në vitin 1995, që u bën shkak për largimin tim, të tjerat kanë qenë gjithmonë të afërta. Është kënaqësi të them se raportet e tanishme janë ditët më të mira midis nesh dhe kjo është në radhë të parë meritë e z.Berisha.
Emri i Berishës është arsyeja e rikthimit tuaj në PD?
Nëse unë nuk do të kisha respekt, nuk do të kisha atë marrëdhënie të veçantë, nuk do të vlerësoja punën dhe kontributin që ka bërë Sali Berisha dhe potencialet që ai ka akoma për Shqipërinë. Nëse unë nuk do të gjeja këtë mirëkuptim me z.Berisha, ju keni të drejtë, mbase mund të mos isha kthyer. Nuk mund të them se më ktheu Berisha. Ishte një proces i natyrshëm. Në mendjen time asnjëherë s’e kisha mbyllur, pavarësisht se nganjëherë më dukej se aktiviteti politik i takon së kaluarës, por erdhi në mënyrë të natyrshme. Unë erdha në 85-vjetorin e babait tim; ardhja ime qëlloi shumë pranë fushatës elektorale; pastaj një intervistë tek Fevziu, ku pyetjes “a jeni i gatshëm të kandidoni në zgjedhjet e 23 qershorit”, krejt natyrshëm iu përgjigja “po”, për shkak të fushatës dhe bindjes time. Më pas gjërat rrodhën shumë shpejt dhe tani më duket diçka që nuk ka më rëndësi. Jam i kënaqur që më jepet mundësia për të kontribuar edhe një herë për Shqipërinë, në emër të PD-së, të cilën e quaj si një vlerë kombëtare, si një forcë tërësisht progresive, pro perëndimore.
Ishte zgjedhje juaja kandidimi në qarkun e Elbasanit?
Kjo ishte e hapur, por e kam parë veten të lidhur me qarkun e Elbasanit. Në atë periudhë aktive që unë kam qenë në politikë, do të isha i nderuar kudo që të kandidoja, por në qarkun e Elbasanit dhe rrethin e Librazhdit kam një lidhje të fortë. Gjithsesi çdo gjë ishte e hapur, ishte një vendim që ua kisha lënë në dorë strukturave të PD-së dhe kudo që të më kandidonin ta prisja me shumë kënaqësi. Më vjen mirë që jam në Librazhd.
Si ju kanë pritur në Librazhd?
Më shumë se ç’meritoj. Jam i prekur nga pritja dhe ju kishit rast ta shikonit vetë, megjithëse ka rënë ai emocioni i fillimit. Por më mbetet në kokë fakti që ne shkuam për të mbledhur strukturat e PD-së dhe ishim të rrethuar nga njerëz përtej partive. Ne shkuam dhe i përshëndetëm, sepse nuk vazhdonin dot punën normale nga njerëzit që na rrethonin. Një gjë e tillë është prekëse. Komplimente, shumë më tepër se ç’meritoj unë. Jam i nderuar dhe ndihem përgjegjës për t’ua kthyer duke qenë një zë i denjë dhe të mos i zhgënjej.
Gjatë takimeve tuaja vura re që kishte edhe kritika nga banorët për PD-në; ju vënë në vështirësi?
Jo, aspak. Më vjen mirë që thonë çdo problem të tillë. Në takimet që patët rastin t’i ndiqnit, shikoni që ka njerëz nga të gjitha partitë, janë të PD-së dhe të PS-së. Prezantohen pa problem dhe unë këtë e quaj si diçka pozitive. Kritika është gjithmonë pozitive, e vështirë për t’u pranuar, dhe më fut dhe mua në këtë kategori. Ne më mirë pranojmë të shkatërrohemi nga lavdërimi sesa të shërohemi nga kritika. Dhe kjo vlen për të gjithë. Por kritika është gjithmonë e shëndetshme.
Çfarë kërkojnë zakonisht banorët gjatë takimeve?
Bëjnë kritika ndonjëherë, bëjnë sugjerime, japin mendimet e tyre, dhe unë i falënderoj që vijnë në takimet e mia. Këtë e quaj forcë të demokracisë, që, pavarësisht nga bindjet partiake, vijnë nëpër takimet e mia elektorale dhe bashkëbisedojmë. Nganjëherë merremi vesh me njëri-tjetrin, nganjëherë nuk merremi vesh, por unë u them: Le të bisedojmë, mos u dorëzoni, mund të mos jemi në një mendje, por mund të kthej dhe unë mendjen...
Zakonisht i bindni...?
Jo të gjithë, por gjithsesi mua më japin një kënaqësi të dyfishtë dhe përpiqem ta meritoj dhe besimin e tyre, dhe e quaj shenjë mjaft pozitive në politikën shqiptare. I falënderoj për qytetërimin, që janë mendjehapur dhe mendojnë të bëjnë atë çfarë është më e mira për vendin.
Janë realisht shanset për një mandat të tretë?
Shumë të qarta. E shikoj në marrëdhëniet me njerëzit, në takimet me ta. Plus që PD-ja ka programin më të mirë, ngjall shpresë, ka zgjidhje më të mira. Jo se nuk ka probleme, por fakti që njerëzit kanë besim dhe ngrenë probleme, tregon se kanë besim që PD-ja do t’i zgjidhë ato.
Pavarësisht se dy mandatet e kanë konsumuar PD-në?
Me gjithë konsumimin tetëvjeçar, mendoj se shanset qartësisht janë në favor të Partisë Demokratike për një mandat të tretë.
Cili është synimi i PD-së në qarkun e Elbasanit?
Mendoj se në qarkun e Elbasanit, mandati i tetë është plotësisht i mundur. Mendoj se do të jetë një fitore e madhe në qarkun e Elbasanit dhe në mbarë Shqipërinë, sepse njerëzit fillojnë të kuptojnë se Shqipëria në mënyrë të padrejtë është bllokuar dhe është ngadalësuar procesi i Shqipërisë. Kjo ka një autor dhe njerëzit e dinë se kush i bllokoi tri ligjet e integrimit. Njerëzit e dinë se kush bllokon, kush mohon. Kështu që, edhe kriza në të cilën është opozita ndihmon në këtë rast, dhe nuk çuditem që më 23 qershor fitorja do të jetë më e madhe se ajo e parashikuar.
Çfarë rezultati ka parashikuar PD-ja në nivel kombëtar?
Unë them, nisur dhe nga shtypi, se PD-ja mendon se do të mbajë mazhorancën dhe do të marrë rreth 80 deputetë. Ndaj mendoj se, ka momente që më duket se është e mundshme, ka momente që më duket sikur do të marrë edhe më shumë. Kështu që t’ia lëmë 23 qershorit.
PS-ja nga ana e saj mendon se do fitojë, por duket se nuk e ka ndarë mendjen se kush do të jetë kryeministër, Rama apo Meta…
Mendoj se është një dilemë që ne duhet të punojmë fort që të mos i shqetësojmë dhe të mos mërziten, sepse nuk do të jetë as njëri dhe as tjetri. Kështu që, do të jetë fitorja e PD-së më 23 qershor.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)