E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Konfederatave, sonte dy sfida të “nxehta”

TIRANE-Pas fitores 3-0 të Brazilit ndaj Japonisë, sonte do ta kenë radhën dy sfida të “nxehta”. E para është në orën 21:00 ajo mes Italisë dhe Meksikës, që bëjnë pjesën në grupin A me Brazilin dhe Japoninë.

Ndërsa sfida e dytë për sonte është akoma më e nxehtë, ajo mes Spanjës dhe Uruguajit, skuadra kampione në fuqi e botës me vendin e tretë në botë për vitin 2010. Të kaltërve u jepet mundësia për të thyer një tabu, teksa në në 8 përballjet e mëprashme me iberikët kanë arritur të marrin 5 barazime dhe 3 humbje.

Trajneri i Spanjës, Visente del Boske pritet t’ia besojë portën “gardianit” të Barcelonës, Viktor Valdez, edhe pse në dy miqësoret e fundit Iker Kasillas ka shfaqur formë të mirë si zëvendësues. Nga ana tjetër, emra të tillë sugjestionues se Luis Suarez dhe Edinson Kavani, dy sulmuesit më të kërkuar në merkaton e verës, garantojnë një ndeshje spektakolare në Arena Pernambuko, i ndërtuar posaçërisht për Kupën e Kofederatave dhe Kupën e Botës.

Ndërsa Italisë sonte do t’i mungojë Mario Baloteli, i cili është i dëmtuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›