E Diel, 1 Nëntor 2026

Hosni Mubarak dënohet me burgim të përjetshëm

Egjipt- Një gjykatë në Kajro ka dënuar sot më burgim të përjetshëm ish-presidentin egjiptian Hosni Mubarak për pjesëmarrje në vrasjen e demostruesve gjatë kryengritjes së vitit të kaluar.

84-vjeçari u dënua pas një gjyqi 10 mujor kundër tij. Pas leximit të vendimit gjyqari pezulloi seancën sepse përleshjet dhe ulërimat shpërthyen në gjykatë.

Mubarak i cili e sundoi vendin për 30 vjet mund të  përballej me një dënim me vdekje për vrasjen e 850 protestuesve nga forcat e sigurisë vitin e shkuar. Analistët thanë se hetimi kishte pasur të meta, dëshmitarët u tërhoqen nga deklaratat fillestare se policia i kishte urdhëruar për të përdorur municione. Gjykatësi Ahmed Reffat këmbënguli se gjykimi ishte i drejtë dhe tha se njerëzit egjiptian kishin vuajtur 30 vite errësirë nën sundimin e  Mubarak.

Gjykata dënoi edhe ish-ministrin e tij të Brendshëm Habib al-Adly dhe katër ndihmës që urdheruan policinë për të qëlluar mbi protestuesit. Të gjashtë të arrestuarit i mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre por ata rrezikuan të përballën me dënimin me vdekje. Zoti Mubarak u ndesh me akuza të veçanta për abuzim me pushtetin për të përvetësuar pasuri sëbashku me fëmijët e tij Alaa dhe Gamal. Ndërkohë që një tjetër mik i tyre, manjati Hussein Salem u gjykua në mungesë.

Hosni Mubarak është ish- udhëheqësi i parë që po gjykohet qëkurse ka nisur kryengritja e Pranverës Arabe, vitin e shkuar. Majin e kaluar prokurori i përgjithshëm i Egjiptit deklaroi se Mubarak do të dalë në gjyq për konspiracion në vrasjen e 850 protestuesve të paarmatosur gjatë kryengritjes 18 ditore që e detyroi atë të japë dorëheqjen në Shkurt.

Gjyqi ndaj tij u pezullua nga Shtatori deri në Dhjetor për shkak të një ankese se gjyqtari ishe i njëanshëm. Në fazën përfundimtare të gjykimit, në fillim të Janarit, prokuroria tha se ishte e pamudnur që Mubarak të mos kishte urdhëruar policinë të përdorte armë vdekjeprurëse teksa kërkoi që ai të varej. Mbrojtja argumentoi se ushtria kishte qënë e ngarkuar me sigurinë për shkak se gjendja e jashtëzakonshme i lejonte të ishte e pavarur në vendime.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›