Tiranë, furgoni përplas kalimtaren, vdes e moshuara
TIRANE- Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuareje ndodhi mëngjesin e sotëm pranë Unazës së re. Aksidenti u shënua rreth orës 08: 30 minuta.
Nga të dhënat e para mësohet se furgoni me targa TR 3378G po ecte nga fabrika e miellit në drejtim të doganës kur ka përplasur të moshuarën e cila në ato momente po kalonte rrugën.
Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërsa e moshuara nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka gjetur vdekjen në vend.
(sg/shqiptarja.com)