Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se një makinë Benz me targa SH 1836 D, ka përplasur motokarron, duke lënë të vdekur në vend drejtuesin e saj.
Si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme Ervis Agushi 27- vjeç, ndërsa u plagos shtetasi Fabio Sinani, 14 -vjeç. Viktima dhe i plagosuri po udhëtonin se bashku me motokarro. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Balldre, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit.