E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi takon Avokatin e ri të Popullit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot në një takim Avokatin e ri të Popullit, Igli Totozani, i cili u zgjodh nga Parlamenti me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës.

Topi i ka uruar Totozanit suksese në detyrën e tij të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë dhe nga ana tjetër ka shprehur mbështetjen institucionale.

Edhe pse Avokati i Popullit është një institucion relativisht i ri në vendin tonë, ai ka krijuar tashmë fizionominë e vet të konsoliduar duke përfituar dhe shkëmbyer përvojë të vyer e pozitive edhe me institucione homologe perëndimore, ka thënë presidenti.

Nga ana e tij Avokati i ri i Popullit, Igli Totozani ka siguruar Presidentin se do të punojë me përkushtim, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe transparencë për të mbrojtur të drejtat e njeriut duke u fokusuar në pavarësinë e institucionit që do të drejtojë dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›