E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Të pezullohen të dhënat për “kombësinë”

Sipas kësaj partie, kjo ka të bëjë me shpalljen e të ashtuquajturave pakica etnokulturore në vend.

“Ky qëndrim yni reflekton vendimin e fundit te Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element i identitetit civil te qytetarit. Ne këtë kuptim, ky vendim I ushtron me se pari efektet e veta ne censusin si proces regjistrimi edhe te përkatësisë etnike, apo të kombësisë së qytetarëve”, tha Ardian Tana, sekretar politik i kësaj partie.

Sipas tij, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element antikushtetues, është një vendim historik për ndërtimin e shtetit shqiptar. “Ky vendim nënkupton një standard të ri për t'u zbatuar qoftë në kuadrin ligjor apo rregullativ, qoftë në veprimtarinë e institucioneve të caktuara. Shqipëria nëpërmjet këtij vendimi rendit veten mes shteteve ku barazia e qytetarit para ligjit është në bazë të ligjshmërisë së tij.Ky vendim historik i Gjykatës Kushtetuese, konfirmon pozicionin tonë të mëparshëm, se ndryshimet në Ligjin për gjendjen civile ishin antikushtetuese”, u shpreh gjithashtu.

Ai citoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbi kombësinë në certifikata, ku thuhej: "Të dhënat që sigurojnë informacion për analiza demografike, të nevojshme për zhvillim ekonomik dhe social apo për qëllime të politikave shtetërore për të nxitur ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor të pakicave etnike, mund të merren nëpërmjet procedurave të tjera përkatëse, në përputhje me garancitë ligjore që parandalojnë shpërdorimin e të dhënave të mbledhura, si dhe përcaktojnë saktësisht rregullat e veçanta të përpunimit”.

Sipas PDIU-së, ky vendim shpall procesin e regjistrimit si antikushtetues, për pjesën e deklarimit të kombësisë. “Kjo duhet të shtyjë institucionet përgjegjëse të ndalojnë automatikisht përpunimin e atyre të dhënave të procesit të regjistrimit për atë që është quajtur deri para vendimit të Gjykatës Kushtetues”, vijoi./Start/

                                                                                             2011-12-23 10:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›