E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident, motorri përplas për vdekje një 65 vjeçar

Aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e 65 vjeçarit ka ndodhur ne kryqëzimin “Synejt” në qytetin e Kavajës. Viktima është Nuredin Muço i cili ka ndërruar jetë gjatë dërgimit të tij për në spital. 

KAVAJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në kryqëzimin “Synejt” në qytetin e Kavajës. Ku një motorr sportiv u përplas me një kalimtar në aksin rrugorë të autostradës Durrës-Kavajë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen 65-vjeçari Nuredin Muço. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes një motorr me fuqi të madhe motorrike i cili udhëtonte në autostradë me shpejtësi 200 metra në orë, ka marrë përpara për më shumë se 30 metra, 65 vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda. Drejtuesi dhe pasagjeri tjetër në motorr janë larguar nga vendi i ngjarjes, për të marr mjekim në spitalin me të afërt, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku ka humbur jetën rrugës, para mbërritjes në spital. Policia konfirmon se drejtuesi i mjetit është një i ri me emrin Ervis Demo, ndërsa nuk jepen informacione për pasagjerin në motorr. Po hetohen shkaqet e aksidentit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›