Kurban Bajrami, kreret urojne shqiptaret

Ata i shprehen urimet e tyre ne seline e Komunitetit Mysliman ne Tirane, ku dhe kryen vizitat e rastit. Nje dite e vecante u konsiderua dita e Kurban Bajramit nga presidenti i Republikes Bamir Topi, per te gjithe besimtaret.
"Uroj te gjithe besimtaret myslimane qe kjo te jete nje dite e paqes dhe e begatise per cdo familje shqiptare", u shpreh Topi.
Edhe kryeministri Berisha shprehu urimin e tij per festen e Kurban Bajramit, por edhe kjo feste fetare nuk shpetoi pa nje sfond politik te batutave te kryeministrit.
"Kjo dite e bekuar koincidon me Diten e Rinise, diten e lirise dhe vlerave te medha", u shpreh Berisha.
Drejtues te larte te Partise Socialiste, Gramoz Ruci dhe Valentina Leskaj shprehen urimet per gjithe besimtaret myslimane.
Urimeve iu eshte bashkuar edhe kreu i LSI-se, Ilir Meta.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code