Dita e Rinise, G99 shperndan cmime

Duke promovuar kete aktivitet, lideri i G99, Erjon Veliaj, nuk i ka kursyer disa batuta ironike ndaj aktiviteteteve dhe koncertit qe organizohej nga Partia Demokratike, thuajse ne te njejten kohe.
Ne nje moment te zgjatur sinqeriteti, Erjon Veliaj ndau me te pranishmit dilemat e tij te dikurshme ne lidhje me te ardhmen e vet. Tani, qe dilemat i kane lene vendin ambicieve politike, Veliaj nuk kurseu tonet e ironise per mazhorancen dhe koncertin e saj perkujtimor.
"Kur eshte pervjetor, njerezit bejne gjera demode si koncerte dhe kujtojne te shkuaren. Ne kemi zgjedhur te bejme nje ceremoni te thjeshte, ku njerezit qe do te nderojme, i japin pergjigje pyetjes se a ka te ardhme ne Shqiperi", tha Veliaj.
Modelet e zgjedhur per t'u nderuar nga G99 si simbol arritjesh, ishin Arber Cepani, fitues i Big Brother, Gazmend Paja, aktor i spektaklit portokalli, Bieta Sulo, gazetare e emisionit Top Show, Blend Salaj, pedagog i ri, Jorida Tabaku, studente, Olta Boka, kengetarja qe perfaqesoi Shqiperine ne Festivalin europian, Tyrjan Hyska, kongetar dhe moderator i Produkt 28 si edhe notaret Rovena Marku dhe Florida Tafa, e para rekordmene kombetare ne te gjitha stilet dhe e dyta medalja e arte ne olimpiaden speciale te Shangait.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code