E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, mijëra besimtarë festojnë Kurban Bajramin

Edhe në Elbasan është festuar “Kurban Bajramit”. Mijëra besimtarë kanë kryer faljen e tyre në ambientet e pallatit të sportit te qytetit. Mes pjesmarrësve ishin dhe përfaqësues vendor ku uruan festën qytetareve. 

ELBASAN- Në qytetin e Elbasanit ceremonia e faljes së Kurban Bajramit është zhvilluar në ambientet e pallatit të sportit “Tomorr Sinani”. Më shumë se tri mijë besimtarë të moshave të ndryshme kanë tejmbushur ambientet e pallatit të sportit që në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë ku besimtarët kanë zhvilluar edhe ritet e faljes së Kurban Bajramit. Mes mijërave pjesmarrësve në këtë ceremoni fetare kanë qenë edhe përfaqsues të pushtetit vendor dhe disa qindra besimtare. Gjatë fjalës përshëndetëse në emër të Myftinisë së Elbasanit kleriku Agim Duka u ka uruar besimtarëve Festën e Kurban Bajramit dhe ka bërë thirrje për më shumë paqe, mirësi, begati në këtë ditë të shënuar për myslimanët. Pjesmarrje masive ka patur nga të gjitha qytetet dhe fshatrat e qarkut të Elbasanit gjatë zhvillimit të ceremonive kushtuar Ditës së madhe të Kurban Bajramit. Ky rajon i Shqipërisë dominohet nga popullsia e besimit islam dhe është nga të parët në vendin tonë që nëpërmjet një proteste ndikoi në rikthimin e lirisë së ushtrimit të besimit fetar në fillim të dhjetorit të vitit 1990. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›