Aksident në Gjilan, lëndohen 4 veta

Katër persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, që ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “15 qershori” , derisa tetë vetura janë goditur nga një kamion i cili me gjasë nuk ka arritur të frenojë me kohë, tha Ismet Hashani, për rajonipress.
Aksidenti ka ndodhur sot pasdite, rreth orës 15 e 10 minuta në lagjen “15 qershori” të Gjilanit.
Në këtë aksident trafiku, sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i policisë, janë lënduar katër persona të cilët kanë marrë ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Hashani tha se në këtë aksident janë dëmtuar rëndë 8 vetura si pasojë e goditjes së një kamioni i cili me gjasë ka dështuar të frenojë me kohë/Indeksonline/