Deputetët e Shqipërisë e quajnë Jahjagën të paditur

Pjesëmarrja e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në rivarrimin e eshtrave të Mbretit Zog në Shqipëri, ka ngjallur jo pak reagime në elitën politike në Shqipëri.
Më të forta kanë qenë reagimet e Erion Braçes e të Saimir Tahirit.
Sipas “Gazetës Shqiptare” Braçe ka deklaruar se “Atifetja e Republikës së Kosovës, sot para kutisë së eshtrave të Ahmet Zogut,: Kthimii eshtrave të Naltmadhnisë Zogu i Parë është shembull i ‘drejtësisë hyjnore’!!! Zotni Hasan Prishtina, të kërkoj ndjesë që të përfaqëson sot kjo e paditur me pushtet” .
Ndërsa Saimir Tahiri, duke iu referuar marrëveshjes Zogu-Pashiç raportohet të ketë shkruar: “e dinte Atifete Jahjaga këtë marrëveshje para se të nderonte Zogun? Për turpin e saj të lexojë mirë pikën 12, fjalia 2 e kësaj marrëveshje, e të kuptojë mirë kush ishte Ahmet Zogu.”
Kjo pikë, thotë sa më poshtë:
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave./Indeksonline/