Bota proteston për Gazën

Derisa bombat po bien mbi Gazën dhe palestinezët po vriten java ka nisur me protesta nëpër botë kundër sulmeve dhe terrorizmit në Gaza.
Protesta janë zhvilluar që prej Kanadasë e Kubës e deri te Maqedonia.
Faqet palestineze në facebook kanë sjellë gjatë ditës fotografi të protestave të qyteteve të ndryshme të Kanadasë, Koresë Jugore, Suedisë, Britani të Madhe, Skotlandë, Nju Jork, Pensilvania, Francë, Norvegji, Cubës, Italisë dhe Maqedonisë.
Dje ishte raportuar për mbi 50 viktima palestineze. Sot ndërkaq raportohet për 25 të tjera.
Shikrat e viktimave janë kryesisht gra dhe fëmijë.
Presidenti amerikan Obama ndërkaq përkundër realitetit të rëndë i ka dhënë përkrahje Izraelit për ndërhyrje./Indeksonline/