E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhët, emigrantët duhet të shmangin oraret e fluksit

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit publikon oraret që shënojnë fluksin më të madh të kalimeve në dy pikat kryesore kufitare me Greqinë, atë të Kakavijës dhe Kapshticës.

Në pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë kësaj periudhe fluksi më i madh i lëvizjes është konstatuar nga ora 09:00 -16:00, si dhe nga ora 21:00-24:00.

Shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike u sugjerojnë qytetarëve që të shfrytëzojnë për lëvizjen e tyre drejt shtetit grek dhe intervalet kohore, nga ora 16:00-21:00 dhe 00:00-09:00, ku fluksi i lëvizjes është shumë i ulët.
 
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë fluksi më i madh i lëvizjes është konstatuar nga ora 10:00-17:30.

Shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike u sugjerojnë qytetarëve që për lëvizjen e tyre drejt shtetit grek të shfrytëzojnë dhe intervalet kohore nga ora 17:30-10:00, ku fluksi i lëvizjes është i pakët.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›