Të miturat largohen nga shtëpia, gjenden pas 4 ditësh
Dy motrat adoleshente, njëra 17 dhe tjetra 13 vjeçe, ishin shpallur në kërkim pasi ishin larguar nga banesa 4 ditë më parë. Policia nuk bëri të ditura shkaqet dhe motivet e largimit të tyre nga banesa.
ELBASAN- Dy motra, të cilat kishin rreth katër ditë që ishin larguar nga banesa e tyre, janë gjetur nga policia. Burime të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se "motrat Rovena dhe Romina R. përkatësisht 17 dhe 13 vjeç, kanë qenë të shpallura në kërkim policor, pasi janë larguar nga banesa në drejtim të paditur. Policia nuk bëri të ditura shkaqet dhe motivet e largimit të tyre nga banesa. Pasi u kryen veprimet proçeduriale këto shtetase iu dorëzuan familjarëve të tyre.
(s.g/BalkanWeb)