E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Berat, për pasojë 4 persona të plagosur

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Berat në aksin rrugor Urë Vajgurore- Poshnje mbetën të plagosur 4 persona. Shkak i këtij aksidenti ka qenë devijimi nga rruga dhe humbja e kontrollit e një makine tip Benz. 

BERAT- Një aksident automobilistik është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat në aksin rrugor Urë Vajgurore- Poshnje. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona. Një makinë tip Benz me targa BR 0457 B me drejtues Bujar Xhaxhaj, ka humbur kontrollin e mjetit teksa me pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor rreth 5 metra të thellë.
Kanë qenë forcat policore ato që pas shumë përpjekjesh kanë mundur të nxjerrin personat e bllokuar në mjet për ti transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Beratit. Sipas burimeve spitalore mësohet se më rëndë paraqitet gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit Xhaxhaj, ndërsa tre personat e tjerë të dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›