E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ankimoi në KQZ rezultatet e 6 KZAZve të Tiranës

PS kërkon rinumërimin e votave në KZAZ numër 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60 ne qarkun Tirane. Anëtarët e KQZ vendosën unanimisht që shqyrtimi të nisë nesër paradite në orën 10:00. 

TIRANE-Partia Socialiste ka ankimuar sot paradite në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve rezultatët e 6 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) per Tiranen. KQZ vendos të shqyrtojë nesër paradfite ankimimin e socialistëve.

PS kërkon rinumërimin e votave në KZAZ numër 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60 ne qarkun Tirane. Socialistët e kundërshtojnë tabelën përmbledhëse të rezultateve për qarkun e Tiranës pasi në KZAZ e lartpërmendura sipas selisë rozë ka shkelje të rënda. Ata premtojnë se votat në këto KZAZ duhet të rinumërohen dhe rivlerësohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Komisioni e hodhi në votë nëse do të marrë në shqyrtim ose jo ankimim dhe me 7 vota pro, anëtarët vendosën unanimisht që shqyrtimi të nisë nesër në orën 10:00.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›