Kavajë- arrestohet 37 vjeçari, tentoi të vriste gruan
Policia e Kavajës ka arrestuar 37 vjeçarit Fatmir Shehaj. Shehaj një ditë ma parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti i cili ishte në prag tragjedie trefishe.
KAVAJË- Prag tragjedie e trefishtë në Kavajë. Policia e këtij qytetit ka arrestuar Fatmir Shehaj 37 vjeç, pasi një ditë më parë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri për shkaqe qe nuk dihen ende, bashkëshorten e tij Luiza Shehaj 32 vjeçe, vjehrrin e tij Sulejman Shehi 64 vjeç, si dhe Shkëlqim Karulin 40 vjeç. Këtij të fundit në tentativë për ti marrë automjetin tip Ford, me targa të huaja me qëllim largimin nge vendi i ngjarjes.
Arrestimi i Shehaj banues në Gos Kavajë u be orët e vona të mbrëmjen e së dielës. Menjëherë, nga shërbimet e hetimit të krimit pranë këtij komisariati, u kryen veprimet proçeduriale në vendngjarje, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma model - 54 si dhe një automatik Kallashnikov me dy krëhëra.
Materialet hetimore, do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale të vrasjes me paramendim mbetur në tentativë. (a.r/news24/balkanweb)