E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilli i Larte i Drejtesise pritet te zhvilloje neser mbledhjen e radhes

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës, gjatë së cilës kryetari i këtij këshilli, presidenti, Bamir Topi do të kërkojë votimin për ndërprerjen e mandatit të zëvendëskryetarit, Kreshnik Spahiu, i cili paraqiti dorëheqjen gjatë javës. Mazhoranca e quajti dorëheqjen e Spahiut nga posti i zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si një mënyrë për pengimin e procedurave të parlamentit për shkarkimin e tij. Burimet bënë të ditur se pritet që Ministri i Drejtësisë ta kundërshtojë votimin për ndërprerjen e mandatit të Spahiut dhe të kërkojë debat publik në një mbledhje me dyert të hapura. Komisioni Parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e Kreshnik  Spahiut e përfundon nesër raportin e tij. Sipas kryetarit të këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, komisioni do të bëjë gjithashtu edhe kallëzim penal ndaj Spahiut për shkak se ai nuk ka vënë në dispozicion të komisionit materialet e kërkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›