Vendimi Berisha Shpallet gjendja e fatkeqesise natyrore

Kryeministri, Sali Berisha shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e izoluara nga dëbora. Nisur pikërisht nga situate e rëndë në zonat e bllokuara nga reshjet e shumta të dëborë, kryeministri Berisha thirri në mbrëmje mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare shprehu shqetësimin për situatën e jashtëzakonshme në veri dhe verilindje të vendit. Sipas tij, gjysma e territorit të vendit është e rrethuar nga dëbora dhe temperaturat e ulëta.
“Bora me mbi 2.5 metër lartësi përbën një problem real të lëvizjes, furnizimit me ushqime, ndaj dhe duke shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në këto zona nënkupton ndërmarrjen e përgjegjësive për hapjen e rrugëve në të gjitha komunat e izoluara si kusht i të gjitha kushteve për shpëtimin e banorëve të kërcënuar”, vuri në dukje kryeministri Berisha.
Gjithashtu, duke bërë një përmbledhje të shkurtër të situatës së deritanishme dhe asaj çfarë duhet të ndiqet në vijim, kreu i ekzkeutivit evidentoi faktin se potenciali i ortekëve është rrezik i madh. Ndaj, sipas tij, stafi mjekësor ka qenë dhe do vijë të jetë i angazhuar për banorët, pasi duhet të parandalohet çdo humbje jete. Gjithashtu, kryeministri Berisha u bëri thirrje drejtuesve vendor të organizojnë punën në zonat e bllokuara. “Trashësitë e dëborës janë të mëdha dhe potenciali i orteqeve është i madh, por përveç orteqeve, një rrezik tjetër serioz janë çatitë, shembja e të cilave nga dëbora krijon katastrofa të vërteta në familjet. Në emër të qeverisë duke u shprehur solidaritetin më të madh banorëve të izoluar nga dëbora, qeverive vendore, u bëj thirrje që në mënyrë të programuar të përballojnë çdo mundësi për rrezikimin e jetës së banorëve”, nënvizoi Berisha.
Në po këtë linjë, Kryeministri shtoi se “është në tagrin dhe detyrën e qeverive vendore që të organizojnë punën me synimin që në këtë situatë të pazakontë të mos kërcënohet jeta e familjeve”.
Ndërkohë, kryeministri Berisha risolli në kujtesë se Komiteti i Emergjencës Civile ka ndërmarrë dhjetra e dhjetra aksione nga toka dhe ajri për të dërguar ndihma banorëve të izoluar nga dëbora.
Por në fjalën e tij, kryeministri Berisha iu kundërpërgjigj dhe deklaratave të ardhura nga kreu i PS-së, Edi Rama, lidhur me angazhimin e qeverisë në ndihmë të zonave të bllokuara. “Rama hedh vrer mbi situatën e krijuar dhe po e përdor këtë situatë për të marrë vota. Ai po fërkon duart nga situata e krijuar”, deklaroi Berisha, sa i takon kësaj çështje. Pavarësisht reagimeve të kryetarit të PS-së, Kryeministri garantoi se qeveria e drjtuar prej tij do të bëjë gjithçka në ndihmë të banorëve. “Falenderoj ambasadorët, Arvizu e Sequi për mbështetjen. Jemi të angazhuar që të bëjmë gjithçka për përballimin e situatës, për kalueshmërinë e rrugëve. Forcat e Armatosura të mobilizuara për të ndihmuar banorët. Gjithçka që jeta e banorëve të normalizohet. Të vendosur të mbrojmë jetën e qytetarëve”, u shpreh kryeministri Berisha.