Aksident në Elbasan 6 të plagosur rëndë mes tyre 2 fëmijë
TIRANË- Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Nga përplasja e dy automjeteve me targa greke, në vendin e quajtur Papërr, kanë mbetur të plagosur gjatë persona, mes tyre dy fëmijë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 18:00.
Policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se automjetet e përfshira në aksident janë shkatërruar plotësisht, ndërsa të plagosurit në gjendje të rëndë janë nisur drejt spitalit të Elbasanit.
Kanë qënë zjarrëfikësit që bënë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet.
Qarkullimi i dendur i automjeteve me rastin e festave tw fundvitit dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit ka sjellë një tjetër aksident në një aks kombëtar.
(m.a/BalkanWeb)