Topalli Opozita te thyeje bojkotin

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli shpreson që viti elektoral 2011, të thyejë bojkotin opozitar të votës. Gjatë një interviste për Alsat, zonja pare e legjislativit u kërkon deputetëve socialistë të ndërgjegjësohen dhe pavarësisht urdhërave politikë të mos kursejnë kartonin jeshil për reformat integruese.
“Unë nuk kam të drejtë të ndërhyj në sjelljen e një personi që nuk është në parlament. Unë vlerësoj deputetët që janë në opozitë. Unë uroj që deputetët e opozitës vitin e ardhshëm sic kanë diskutuar me seriozitet dhe kanë kontribuuar me kontributin e tyre në komisionet parlamentare, por dhe në debatet në seancat parlamentare dhe vitin e ardhshëm do të votojnë kundër, është e drejta e tyre, të abstenojnë është e drejta e tyre, por do të votojnë pro proceseve integruese” tha Topalli.
Topalli, në një analizë të 2010-s e sheh e atë vit politikisht pozitiv, i cili kulmoi me liberalizimin e vizave. Por si kryetare e deputetëve nuk ngurron të shprehe keqardhjen për qëndrimet e socialistëve në sallën e seancës plenare. Po ashtu jo etike ajo vlerëson sulmet personale që jo rrallë ligjvënësit kanë shkëmbyer mes tyre brenda dhe jashtë kuvendit.
“Pa dyshim që kam keqardhje të madhe për bojkotin. Padyshim që kam keqardhje të madhe për ato që ju i quani akuza të papranueshme, joetike, të pabazuara, pa fakt dhe pa prova. Zoti Rama ka dështuar kur thoshte se do sulmojmë parlamentin, që do rrëzojmë parlamentin dhe që do bëjnë mocion kundër Jozefina Topallit, që do dorëzojnë Jozefina Topallin, që do bllokonte rrugë. Ne do t’i qëndrojmë me forcën më të madhe shtetit ligjor, respekti kushtetues dhe i ligjit. Zoti Rama s’ka dashur kurrë hetimin sepse zoti Rama kërkonte hetimin përmes antikushtetueshmërisë” tha Topalli.
Ndonëse kryefjalë të tij kishte hetimin e zgjedhjeve, viti parlamentar 2010, nuk prodhoi ndonjë rezultat në këtë drejtim. Në 25 shkurt socialistë thyen bojkotin e prezencës, por jo të votës duke e kushtëzuar atë me komisionin hetimor parlamentar.
Elona Gjylmi